Frequently asked questions

Produktet tona
Shishja jonë
Çfarë e bën të veçantë shishen "Heineken"?

Shishja "Heineken" është birra më simbol në botë. Kombinimi i ngjyrës së gjelbër, i supeve të bëshme të shishes dhe i etiketës me formë piste garash me shiritin e zi, si dhe termi markë i "Heineken" me yllin e kuq, e bëjnë një nga shishet më të njohura anembanë botës.

A ka qenë gjithnjë e tillë shishja "Heineken"?

Ndonëse elementet kyçe të shishes kanë qenë pjesë e disenjimit për më se një shekull, detajet e tyre janë rafinuar me kalimin e viteve. Përmirësime funksionale, evoluimi i lehtë i markës dhe dëshira për ta ruajtur shishen të freskët dhe në hapin e kohës janë arsyet për përshtatjen e herëpashershme të disenjimit. Rëndom, këta janë hapa shumë të vegjël në evoluim për të garantuar që marka të mos humbasë kurrë origjinalitetin e saj dhe karakterin e përjetshëm dhe klasik.

Përse është e gjelbër shishja "Heineken"?

"Heineken" ka qenë një nga prodhuesit e parë të birrës që kanë eksportuar birrë me shishe. Cilësia ka qenë aq e mirë sa megjithëse ishte më e shtrenjtë se birrat vendase, njerëzit kanë preferuar produktin cilësor të importit. Për të garantuar që konsumatorët ta bënin menjëherë dallimin mes birrave vendase dhe "Heineken" cilësor, shishja u bë e gjelbër në vend të ngjyrës së zakonshme kafe.

E gjelbra u zgjodh edhe sepse rrezaton freski, natyrshmëri, pastërti dhe cilësi të lartë – ashtu si birra e shijshme, e ftohtë "Heineken" që ka brenda.

A është shishja "Heineken" njësoj në të gjithë botën?

Në parim, po. Struktura bazë është gjithnjë e njëjta, por ka detaje që mund të dallojnë në varësi të kulturës përkatëse. Për shembull, në vende të caktuara konsumatorët preferojnë shishe më të mëdha, ndërsa në vende të tjera preferojnë shishe që mund të kthehen.

Sa shishe birre "Heineken" shijohen anembanë botës çdo ditë?

Çdo ditë, janë mbi 1 milion shishet "Heineken" që shijohen në mbi 170 shtete. Dhe këto janë thjesht shishet – pasi "Heineken" prodhon edhe kënaçe, edhe birrë me fuçi.

Fuçia "BeerTender"
Çfarë është pajisja "BeerTender"?

"BeerTender" – me një fuçi pesëlitroshe të acartë brenda – është disenjuar për ju që të mund t'u ofroni miqve në shtëpinë tuaj birrë të freskët fuçie "Heineken" me vetëm një lëvizje të lehtë.

A mund ta ftoh fuçinë për "BeerTender" te ngrirja e frigoriferit?

Nëse e ftohni fuçinë për "BeerTender" te ngrirja e frigoriferit, fuçia mund të shpërthejë. Ngrirja e birrës gjithashtu ul me shpejtësi cilësinë e saj, duke krijuar një birrë të mjegullt.

Për sa kohë mund ta mbaj fuçinë pasi e kam lidhur te "BeerTender"?

Pasi të jetë lidhur në "BeerTender", fuçia do të ruajë freskinë për 30 ditë. Nëse e hiqni fuçinë nga "BeerTender", mund ta ruani në frigorifer për deri në një javë. Një fuçi të pahapur mund ta ruani deri në gjashtë muaj.

A mund t'i ndërroj fuçitë në "BeerTender"?

Po. Nëse dëshironi ta hiqni fuçinë nga "BeerTender", mund ta ruani në frigorifer për deri në një javë dhe ta rivendosni në "BeerTender" kur të jeni gati për ta shijuar.

Sa birra mund të mbush nga një fuçi në "BeerTender"?

Nëse ia keni marrë dorën mbushjes së birrës dhe nuk shpenzoni shumë birrë, mund të nxirrni midis 18-20 gotash nga fuçia "BeerTender".

Pajisja ime "BeerTender" lëshon zhurma – është normale kjo?

"BeerTender" ka dy funksione të rëndësishme që mund të shkaktojnë zhurma: sistemin e ftohjes që kontrollon rregullisht temperaturën e fuçisë dhe sistemin e presionit.

Sistemi i ftohjes ka dy nivele:

1) Ftohje pasive. Në këtë modalitet zhurma e ventilatorit është thuajse e padëgjueshme.

2) Ftohje aktive, e cila ndodh kur temperatura e dhomës ftohëse dhe e fuçisë është shumë e lartë. Pasi fuçia ftohet në temperaturën e duhur, zhurma e ftohjes duhet të kthehet në minimumin e saj.

Gryka e "BeerTender" ka një pompë që ruan konstant presionin e fuçisë për të mirëmbajtur cilësinë e birrës dhe për të lejuar mbushjen.

Ka tri raste kur futet në punë pompa:

1) Pasi mbyllni kapakun, do të pompojë presion në nivelin e duhur.

2) Kur mbushni birrë – me fuçinë plot pompa hyn menjëherë në punë; me një fuçi relativisht të zbrazët pompa fillon më vonë ose nuk hyn fare në punë.

3) Në modalitet pritjeje. Për të mirëmbajtur cilësinë e birrës sistemi pneumatik ruan presionin e fuçisë në nivelin e duhur.

Nëse mbushni disa gota në ditë nga fuçia, pompa aktivizohet dhe çaktivizohet shkurtimisht – zakonisht tri ose katër herë në ditë.

"Extra Cold"
Si shërbehet "Extra Cold"?

Si birrë fuçie nga tubi i ngrirë, e derdhur në një gotë akull të ftohtë. Ose nga një shishe akull e ftohtë apo drejtpërdrejt nga frigoriferi "Sub Zero" – ftohur dyfish më shpejt dhe ruajtur pikërisht mbi pikën e saj të ngrirjes.

Cila është temperatura optimale për të shijuar "Extra Cold"?

Birra "Extra Cold" duhet të shërbehet midis -3°C dhe 1°C.

A ka "Extra Cold" shije të ndryshme nga birrat e tjera "Heineken"?

Po, është pak më e butë se "Heineken" e zakonshme dhe, kur shërbehet ekstra e ftohtë, është më e këndshme, më pak e hidhur dhe më e lehtë për t'u pirë, duke ruajtur të njëjtën shije të shkëlqyer të "Heineken".

A mund të ftohet çdo markë birre në temperatura ekstra të ftohta?

Jo, disa birra nuk kanë cilësi mjaftueshëm të lartë që t'u bëjnë ballë këtyre temperaturave të ftohta dhe do të kishin shije të ngjashme me ujin. Birra cilësore "Heineken" e ruan shijen e saj të shkëlqyer dhe të cilësisë maksimale, kështu që mund ta shijoni edhe ekstra të ftohtë.

Pse duhet të porositni "Extra Cold"?

Extra Cold ftohet në zero për freskim të menjëhershëm që zgjat deri në gllënjkën e fundit – që të mund ta fillosh çdo gllënjkë me freski. Nuk është birrë e zakonshme, ndaj është ideale për raste të veçanta, si dhe për rastet kur të nevojitet diçka e ndryshme dhe e freskët.

Çfarë e bën "Extra Cold" zgjedhjen e duhur për mua?

Disa njerëzve shija e birrës u duket shumë e hidhur. "Extra Cold" ftohet në zero për një birrë më të këndshme që mund të pihet më lehtë – ideale për freskim dhe për t'ju hequr etjen kur është vapë.

"Draughtkeg"
Çfarë është "Heineken DraughtKeg"?

"Heineken Draughtkeg" është një fuçi pesëlitroshe përplot me birrë cilësore "Heineken". Ka një fishek të integruar dyoksidi karboni që ju bën të mundur ta shijoni birrën e fuçisë të freskët kurdo dhe kudo që të dëshironi. Kjo do të thotë se birrën e fuçisë mund ta shijoni tani në shtëpi, festa, skara, ditëlindje, plazh, udhëtime me varkë – kudo që të dëshironi.

"DraughtKeg" është një sistem birre të menjëhershme fuçie, i cili mbahet lehtë dhe përdoret po aq lehtë, ndërsa fuçia bosh mund të hidhet lehtësisht pas përdorimit.

Çfarë është fisheku i integruar i dyoksidit të karbonit?

Fisheku i integruar i dyoksidit të karbonit është një sistem presioni të brendshëm, që mundëson prodhimin e birrës së vërtetë të fuçisë, pasi birra nxirret nga fuçia "nën presion".

Si funksionon tamam kjo?

Sistemi i presionit – që vjen me një tub të vogël me dyoksid aktiv karboni – e mban birrën nën presion të vazhdueshëm. Ky cilindër relativisht i vogël përmban dyoksid të mjaftueshëm karboni për ta zbrazur tërësisht fuçinë. Gjithashtu, ai është i pajisur me valvulën e kontrollit që e mban presionin në "DraughtKeg" në rreth 1,0 bar.

Nën presion të mirë të vazhdueshëm, birra mund të nxirret përmes tubacionit në brendësi të "DraughtKeg". Gjithçka që duhet të bëni është të hapni rubinetin dhe të hidhni "Heineken" të ftohtë, të freskët për ta ndarë me miqtë tuaj. 

A është i thjeshtë për t'u përdorur?

"DraughtKeg" është jashtëzakonisht i thjeshtë për t'u përdorur. Shikoni simbolet në fuçi që shpjegojnë mënyrën e funksionimit dhe jeni vetëm pak hapa larg mbushjes dhe shijimit të birrës tuaj të fuçisë.

Për udhëzime të detajuara, kontrolloni broshurën në paketimin mbi "DraughtKeg".

Për sa kohë do të qëndrojë i freskët "DraughtKeg"?

"DraughtKeg" mund të ruhet deri në nëntë muaj i pahapur. Edhe pasi ta keni hapur për herë të parë, birra "Heineken" në brendësi të "DraughtKeg" do të qëndrojë e freskët deri në 30 ditë.

Sa gota birrë mund të shijoj nga një "DraughtKeg"?

Kjo varet nga ju dhe nga madhësia e gotës që përdorni. Mesatarisht, një "DraughtKeg" përmban 20 gota birre fuçie, nëse përdorni gota 25 centilitërshe.

A mund ta marr këtë paketim në avion?

Në parim, po. Gjithsesi rekomandojmë që ta kaloni "DraughtKeg" për transport si bagazh dhe mos ta merrni me vete në kabinë.

Cila është temperatura maksimale ndaj së cilës mund të ekspozohet "DraughtKeg"?

Maksimumi 35 gradë celsius. Nëse ekspozohet në temperatura më të larta se 35°C, fuçia do të bymehet. Nëse temperatura rritet, unaza e fuçisë rreth kapakut do të lirohet duke shkaktuar rrjedhjen e shkumës ose të birrës nga "DraughtKeg". Megjithatë, fuçia nuk shpërthen dhe nuk paraqet ndonjë rrezik të rëndë.

A është produkt ekologjik?

Po, paketimi është 100% i riciklueshëm. Gjithashtu, është jashtëzakonisht efikase duke marrë parasysh se një fuçi e vetme mban pesë litra birrë. Për hedhje të lehtë, paketimi bosh me tubin e rubinetit mund hidhen me mbeturinat e shtëpisë.

A është fisheku i dyoksidit të karbonit plotësisht i sigurt?

Si të gjitha paketimet e "Heineken", "DraughtKeg" dhe pjesët e tij plotësojnë kërkesat më të rrepta të sigurisë ushqimore.

Kur përpiqem të hedh birrë fuçie nga "DraughtKeg", del vetëm shkumë. Pse?

Zakonisht kjo ndodh sepse "DraughtKeg" nuk është ftohur mjaftueshëm. Duhet të vendoset në frigorifer për të paktën 10 orë për t'u siguruar që temperatura e birës në fuçi të jetë rreth 5°C.

Edhe nëse fuçia zakonisht duket e ftohtë kur preket në frigorifer, për shkak se pjesa e jashtme metalike ftohet shumë më shpejt – nuk do të thotë se birra është ftohur mjaftueshëm.

Për mbushje ideale, sigurohuni që ta hapni rubinetin shpejt dhe plotësisht.

Dy gotat e para janë vetëm me shkumë. Pse ndodh kjo?

Gota e parë mund të përmbajë më shumë shkumë sepse përpara se të hapni rubinetin, tubi në fuçi që e nxjerr birrën në krye të saj është i mbushur me dyoksid karboni. Nëse birra është mjaftueshëm e ftohtë, gota e dytë do të ishte e përkryer.

Nëse fuçia është shkundur shumë gjatë përpjekjeve të shpejta për ta vendosur në vend ose gjatë kohës që po vinte te ju, lëreni për pak kohë në frigorifer që të ftohet.

"DraughtKeg" nuk po funksionon siç duhet; pasi bëj një mbushje, vazhdon të rrjedhë.

Kërkojmë ndjesë, por ka raste që mund të ndodhë dhe kështu. Më e mira në raste të tilla është të hiqni dhe të rivendosni rubinetin në fuçi për të bërë një mbushje tjetër.

Ruajtja e birrës tonë
Cila është mënyra më e mirë për të ruajtur birrën time "Heineken"?

Mënyra më e mirë për të ruajtur birrën "Heineken" është në vend të freskët dhe të thatë, larg dritës dhe nxehtësisë së drejtpërdrejtë. Natyrisht, nëse jeni gati ta përdorni menjëherë, vendoseni në frigorifer derisa të ftohet në rreth 5°C.

Për sa kohë mund të ruaj birrën "Heineken" përpara se ta pi?

Birra është produkt natyral, ndaj ka një kohë të kufizuar ruajtjeje. Birra jonë qëndron e freskët për rreth gjashtë muaj, prandaj për t'u siguruar që po shijoni birrë të freskët dhe cilësore, kontrolloni në birrën "Heineken", datën para së cilës ajo preferohet të konsumohet.

"Heineken" anembanë botës
Në sa shtete të botës shijohet "Heineken"?

"Heineken" është një nga fabrikat më të mëdha të birrës në botë. Marka që mban mbiemrin e themeluesit – Heineken – ofrohet pothuajse në çdo shtet të botës dhe është marka më e vlerësuar ndërkombëtare dhe cilësore e birrës.

Me rrjetin tonë botëror të distributorëve dhe me 125 fabrika birre në më shumë se 70 shtete, ne kemi praninë më të madhe nga të gjithë prodhuesit ndërkombëtare të birrës. Në Evropë, jemi prodhuesi më i madh i birrës dhe i mushtit të mollës.

Produktet "Heineken"
Ku mund t'i blej produktet "Heineken"?

Vizitoni dyqanin e "Heineken Experience" (përjetimi i "Heineken") dhe "Heineken The City" (qyteti i "Heineken") në Amsterdam për të gjitha produktet ekskluzive të "Heineken". Produktet "Heineken" nuk ofrohen ende nga interneti.

Përbërësit e "Heineken"
Cilët janë përbërësit kryesorë të birrës "Heineken"?

"Heineken" përmban ujë, maja elbi dhe luvër.

Cilat janë vlerat ushqimore të "Heineken"?

Vlerat ushqimore për 100 ml: 

Energji 176 kj/42 kcal

Yndyrna 0 g 

nga të cilat të ngopura 0 g 

Karbohidrate 3,2 g 

nga të cilat sheqerna <0

Proteina 0 g

Kripë <0,01 g

Cila është përqindja e alkoolit në birrën "Heineken"?

Përqindja e alkoolit e birrës pils "Heineken" është 5%.

A përmban gluten birra "Heineken"?

Birra përmban gluten, i cili vjen nga gruri i përdorur për prodhimin e saj. Vetëm një pjesë e vogël e glutenit hyn në birrë – sasia e saktë varet nga lloji i përdorur i grurit.

Prodhimi i birrës me elb lë vetëm gjurmë gluteni në birrë, ndërsa mielli lë shumë më shumë. Procesi i prodhimit të birrës mund të ndikojë gjithashtu në përmbajtjen e glutenit. Në përgjithësi, sa më e qartë dhe bionde të jetë birra, aq më pak gluten përmban.

Disa njerëz janë alergjikë ndaj glutenit dhe duhet të ndjekin një dietë që minimizon ose përjashton marrjen e glutenit. Nëse birra mund të jetë pjesë e kësaj diete apo jo, varet nga shkalla e alergjisë dhe nga lloji i birrës që do të konsumohet. Në shumë raste, birrat e mëdha nuk paraqesin problem për ata që kanë alergji ndaj glutenit. Megjithatë, është përgjegjësi e personit që të gjykojë ndjeshmërinë e vet.

A përmban OMGJ birra "Heineken"?

Jo. "Heineken" ka rregullore për mospërdorimin e asnjë lënde të parë me OMGJ.

A përdor aditivë "Heineken" në procesin e prodhimit të birrës?

Jo. "Heineken" e prodhon birrën në një proces natyral prodhimi pa aditivë. Ajo përmban ujë, maja elbi, luvër dhe majanë unike "A" të "Heineken" për fermentimin në procesin e prodhimit të birrës.

Produktet Veprimtaritë
"Heineken Experience"
A mund të vizitoj një fabrikë birre të "Heineken"?

Po. "Heineken Experience" gjendet në fabrikën fillestare të prodhimit të birrës "Heineken" në Amsterdam – një nga vendet më mbresëlënëse të trashëgimisë industriale në Holandë.

"Heineken Experience" shërben si shembull i historikut të pasur të "Heineken" dhe i mjeshtërisë tonë në prodhimin e birrës. 

Vizitoni punishten e birrës, lokalin e degustimit, si dhe "Stable Walk" (shëtitje në stallë) ku mund të shikoni disa nga kuajt "Shire" simbol të "Heineken". Jeni gati për birrë në simulatorin "Brew U"? Ejani dhe zbulojeni – një vizitë te "Heineken Experience" zgjat rreth 90 minuta.

Cili është orari i hapjes?

"Heineken Experience" është hapur nga e hëna në të diel, nga 11:00 deri në 19:00. Vizitorët nën moshën 18 vjeç duhet të shoqërohen nga të rritur.

Si blihen biletat?

Bileta kushton 15 euro dhe sporteli i shitjeve është i hapur deri në 17:30.

Blini bileta në internet këtu

Si mund të shkoj?

"Heineken Experience" gjendet në: Stadhouderskade 78, 1072 AE Amsterdam. Tramvaj 16, 24 dhe 25, ndaloni afër cepit në Heinekenplein. Për më shumë informacion, telefononi nr. +31 (0) 20 523 9222.

Si të aplikoj për çmime në grup?
Rezervimet për grupe me mbi 20 persona mund të bëhen 48 orë përpara, duke dërguar email në adresën sales.experience@heineken.com. Sigurohuni që të jepni të dhënat e kontaktit të një anëtari të grupit, datën dhe orarin e vizitës së planifikuar dhe numrin e personave pjesëmarrës.
Ka vend të përshtatshëm për karrige me rrota?
Objektivi ynë ka qenë të krijojmë vende të përshtatshme në të gjithë fabrikën e birrës për çdo vizitor në karrige me rrota. Zona e vetme pa vend të përshtatshëm për karrige me rrota është "Stable Walk" dhe do t'ju orientojmë nëpër këtë zonë me anë të ashensorit. Gjithashtu, mund të ofrojmë falas karrige me rrota, por, nëse nevojiten, na vini në dijeni 48 orë para duke dërguar email në adresën info@heinekenexperience.com
Mund të blej suvenire?

Dyqani "Heineken Experience" gjendet aty ky përfundon udhëtimi dhe ofron një gamë të gjerë veshjesh "Heineken", produkte të birrës "Heineken", afishe dhe mallra të tjerë ekskluzivë të "Heineken". Gjithashtu, dyqani është i hapur për mbarë publikun, ndaj mund të merrni një kujtim personal nga "Heineken" edhe nëse nuk planifikoni një udhëtim te "Heineken Experience". Dyqani është hapur çdo ditë nga 11:00 deri në 19:30.

Produktet Kompania
Paketa e informacionit
Kur mund ta marr informacionin për ta përfshirë në projektin apo prezantimin tim?
Kemi përpiluar një paketë të posaçme informuese që mund ta kërkoni te faqja jonë e kompanisë www.heinekeninternational.com
Punoni për "Heineken"
Si mund të aplikoj për punë te "Heineken"?

Për të zbuluar më shumë rreth punësimit te "Heineken" mund të vizitoni faqen tonë "Careers" (karriera) ku mund të merrni një ide të shpejtë të kompanisë. Vetë faqja nuk përmban vende vakante, por janë lidhjet me kompanitë tona operative që paraqesin mundësitë lokale të punësimit. Gjithashtu, mund të hyni në faqen tonë "International Graduate Programme" (programi pasuniversitar ndërkombëtar) përmes faqes së karrierës.

Vizitoni faqen tonë "Careers" (karrierat)

Historiku i "Heineken"
Ku u themelua "Heineken"?

Trashëgimia krenare e "Heineken" përfshin breza të tërë të angazhimit të familjes, si dhe birrash të suksesshme. Gerard Adriaan Heineken bleu fabrikën e birrës "De Hooiberg" dhe në vitin 1863 themeloi "Heineken". Biznesi i tij pati sukses të menjëhershëm duke u ngjitur në standardet më të larta të cilësisë, duke trajtuar mirë punonjësit e tij dhe duke ofruar një garanci rimbursimi për klientët e tij. Suksesi i "Heineken" u zgjerua me shtrirjen e kërkesës në të gjithë Evropë dhe me rritjen vit pas viti të mbështetur nga ngritja e fabrikave të mëtejshme.

Për të mësuar të fshehtat pas birrës sonë, eksploroni "Heineken Story"

Çfarë do të thotë ylli i kuq në etiketë?

Ylli i kuq është simboli origjinal i markës, i përdorur që nga fillimi. Zanafilla e tij e saktë nuk dihet, por ka disa shpjegime të mundshme. Për shembull, disa njerëz mendojnë se në mesjetë ishte simbol i prodhuesve evropianë të birrës, të cilët besonin se ky mbante fuqi mistike që mbronin birrën e tyre.

Një shpjegim tjetër është se katër cepat e yllit simbolizojnë elementet tokë, zjarr, ujë dhe erë dhe se cepi i pestë është i panjohuri duke përfaqësuar një element të cilin prodhuesit e birrës në mesjetë nuk mund ta kontrollonin.

Shpjegimi i tretë është, pozicioni i një ylli në derën e përparme të fabrikës së birrës që tregon stadin e prodhimit të birrës. Gjatë luftës së ftohtë, disenjimi origjinal u ndryshua për të shmangur lidhjen me komunizmin (u zëvendësua nga një yll i bardhë me kontur të kuq). Pas përfundimit të luftës së ftohtë, u kthye sërish ylli fillestar tërësisht i kuq. Për ne, kuptimi kryesor i yllit të kuq është humori festiv, i ngrohtë dhe i gëzueshëm.

Ku mund të gjej informacione të tjera mbi historikun e "Heineken"?

Për informacione të tjera shtypni këtu .

 

"Heineken International"
Ku mund të gjej informacione të tjera mbi marrëdhëniet e investitorëve apo mbi rregulloren e përgjegjësisë së shoqërisë "Heineken?
Shijoni Në mënyrë të përgjegjshme
Informacione rreth alkoolit
ÇFARË ËSHTË ALKOOLI?

Alkooli krijohet kur fermentohen frutat, perimet apo gruri – pra, kur majaja ose bakteret shkaktojnë fermentimin e sheqerit në produktin fillestar ushqimor dhe e kthejnë atë kimikisht në alkool.

Emri kimik për alkoolin në pijet alkoolike është etanol. Etanoli është lëng pa ngjyrë, më i lehtë se uji - një mililitër e tij peshon rreth 0,8 gramë. Sasia e alkoolit që gjendet në produkte të ndryshme të fermentuara ndryshon ndjeshëm. Përqindja e alkoolit në një birre të zakonshme është rreth 5%; për verën dhe pijet, këto përqindje janë përkatësisht rreth 12% dhe 35%.

Pijet alkoolike përmbajnë edhe energji (kalori) nga alkooli (30 kiloxhaul për gram). Vlerat ushqimore të shumicës së pijeve alkoolike janë shumë të ulëta për shkak se përmbajnë pak proteina, yndyrna dhe lëndë të tjera ushqyese. Megjithatë, disa pije si birra, përmbajnë sheqerna dhe karbohidrate, si dhe vitamina B, lëndë të vogla ushqyese dhe minerale.

CILA ËSHTË SASIA E PËRBALLUESHME E ALKOOLIT QË MUND TË KONSUMOHET?

Si prodhues botërorë të birrës, mendojmë se nëse synoni të pini birrë, pini gjithmonë pa e tepruar, në kohën e duhur, në vendin e duhur dhe për arsyet e duhura. Gjithashtu ka dhe situata ku nuk duhet të pini alkool, edhe sikur legjislacioni apo direktivat vendase mund të lejojnë një konsumim të caktuar.

Shumë qeveri dhe autoritete shëndetësore japin udhëzime ditore ose javore mbi numrin e njësive të alkoolit që mund të konsumohen. Në disa nga tregjet tona, ne i përfshijmë këto udhëzime në etiketat e produkteve tona.

Ka rreziqe të qarta shëndetësore dhe në mënyrën e sjelljes që lidhen me konsumimin e tepërt të alkoolit në kohë të gjata apo dhe për raste të veçuara.

Shprehitë kulturore, besimet fetare dhe legjislacioni mund të ndikojnë në konsumimin e alkoolit, por së fundmi njerëzit vendosin vetë nëse duhet të pinë apo jo, si dhe sa të pinë.

Nëse njerëzit nuk e konsumojnë alkoolin në mënyrën e duhur, ata përbëjnë rrezik të mundshëm për veten dhe për të tjerët.

KUR NUK DUHET TË KONSUMOJ ALKOOL?

Ka raste të caktuara kur është më mirë të mos konsumoni, edhe nëse legjislacioni ose direktivat vendase mund të lejojnë një konsumim të caktuar.

Ato janë kur:

• Drejtoni një automjet apo keni si qëllim të drejtoni një të tillë

• Në punë, sidomos kur puna ka të bëjë me përdorimin e materialeve komplekse apo të rrezikshme, me makineri ose kur kërkon përqendrim të lartë

• Jeni shtatzënë ose po tentoni të mbeteni shtatzënë

• Jeni nën moshën e lejuar me ligj për konsumimin ose blerjen

• Nuk mund të kontrolloni sasinë që konsumoni

• Ju këshillohet nga ana mjekësore

Si prodhues botërorë të birrës, mendojmë se nëse synoni të pini birrë, pini gjithmonë pa e tepruar, në kohën e duhur, në vendin e duhur dhe për arsyet e duhura.

Nëse njerëzit nuk e konsumojnë alkoolin në mënyrën e duhur, ata përbëjnë rrezik të mundshëm për veten dhe për të tjerët.

SI MUND TË NDIKOJË ALKOOLI TEK UNË?

Alkooli ndikon në mënyra të ndryshme te persona të ndryshëm, madje edhe vetëm një ose dy pije mund të ndikojnë te ju.

Alkooli përshpejton pulsin dhe frymëmarrjen. Ai dehidraton trupin, duke përforcuar nevojën për të urinuar.

Alkooli ul aftësinë tuaj për t'u përqendruar, për të koordinuar lëvizjet apo për të parë mirë. Edhe pas konsumimit të një sasie të vogël alkooli, keni më shumë gjasë të bëni veprime të pakontrolluara dhe gabime gjykimi.

Aftësia juaj për të drejtuar me siguri vetura apo automjete të tjera mund të cenohet edhe nga sasi alkooli në gjak nën kufirin e lejuar ligjor. Drejtimi i sigurt i automjeteve kërkon shikim të mirë, gjykim të shëndoshë dhe reagime të shpejta. Alkooli i cenon të tria këto. Nëse pini dhe drejtoni, rrezikoni të vrisni apo të dëmtoni veten dhe të tjerët. Forma më e sigurt për ata të kanë ndër mend të drejtojnë automjet është të mos pinë alkool.

Konsumimi i tepërt i vazhdueshëm mund të shkaktojë një sërë problemesh shoqërore, psikologjike dhe mjekësore, duke përfshirë dhe varësinë ndaj alkoolit.

PSE NJERËZ TË NDRYSHËM I BËJNË BALLË ALKOOLIT NË SHKALLË TË NDRYSHME?

Përqendrimi i alkoolit në gjak (PAG) përcaktohet nga shkalla në të cilën alkooli thithet nga zorrët drejt gjakut gjak dhe nga shkalla në të cilën shpërbëhet nga mëlçia.

PAG ndikohet nga disa faktorë të tjerë. Për shembull, kombinimi i konsumimit të alkoolit me ushqim ndihmon për nivele më të ulëta të PAG. Niveli i alkoolit në gjak varet nga sasia e pijeve që konsumoni; shpejtësia e konsumimit, pesha dhe gjinia juaj - dhe jo nga sa shpesh kënaqeni.

Konsumi i sasive të njëjta të alkoolit shënon nivele më të ulëta të PAG te meshkujt sesa te femrat. Meshkujt kanë peshë mesatare më të lartë dhe relativisht përqindje më të lartë të lëngjeve në trup. Femrat e metabolizojnë alkoolin më ngadalë se meshkujt, që do të thotë se ai qëndron në organizmin e tyre më gjatë.

Edhe pse shpejtësia e shpërbërjes mund të luhatet ndjeshëm në varësi personit, mesatarisht mëlçia mund të shpërbëjë rreth tetë gram alkool në orë.

A NDIKON NDRYSHËM ALKOOLI TE MESHKUJT DHE TE FEMRAT?

Përgjigja e thjeshtë është, po. Konsumi i sasive të njëjta të alkoolit shënon nivele më të ulëta të PAG te meshkujt sesa te femrat. Meshkujt kanë peshë mesatare më të lartë dhe relativisht përqindje më të lartë të lëngjeve në trup.

Femrat e metabolizojnë alkoolin më ngadalë se meshkujt, që do të thotë se ai qëndron në organizmin e tyre më gjatë.

Rrjedhimisht, e njëjta sasi alkooli ka ndikim më të lartë fizik te femra sesa te mashkulli, edhe kur merren parasysh ndryshimet në peshën trupore.
A KËSHILLOHET KONSUMIMI GJATË SHTATZËNISË?

Për gratë shtatzëna apo për ato të cilat dëshirojnë të mbeten shtatzënë nuk këshillohet konsumimi i alkoolit.

Kur gratë shtatzëna konsumojnë alkool, ai nuk përçohet vetëm tek organet dhe indet e tyre, por shkon deri në placentë dhe kapërcen përmes membranës që ndan sistemin e qarkullimit të gjakut të nënës dhe të fëmijës. Ndaj kur një nënë konsumon alkool, konsumon edhe për fëmijën e saj.

Me përdorimin e alkoolit gjatë shtatzënisë lidhen një sërë çrregullimesh fizike, në zhvillim dhe në sjellje. Çrregullimi më i mirëpërcaktuar është sindroma e alkoolit te fetusi, e lidhur me përdorimin kronik të alkoolit nga gratë shtatzëna. Nuk ka prova bindëse të mjaftueshme për të përcaktuar nivelin e sigurt të përdorimit të alkoolit. Rruga më e sigurt është moskonsumimi i alkoolit.


PSE ËSHTË MË MIRË TË PIHET ME STOMAKUN PLOT?

Kur stomaku është plot, ngadalësohet kalimi i alkoolit në zorrën e trashë dhe mund të ndryshohet thithja e tij. Nëse pini pasi keni ngrënë, efektet e alkoolit do të duan më shumë të shfaqen dhe përqendrimet e alkoolit në gjak nuk do të ngrihen aq shpejt sa kur pini me stomakun bosh.

A NDIHMON KAFJA NË KTHJELLIMIN TUAJ?

Kafja e zezë, dushet e ftohta apo ajri i freskët nuk do të bëjnë asgjë që të kundërveprojë ndaj efekteve fizike të alkoolit. Ato mund t'ju bëjnë të ndiheni më mirë, por vetëm koha mund ta largojë alkoolin nga sistemi i qarkullimit të gjakut. Nuk ka rrugë të shkurtër.

PSE NUK LEJOHET KONSUMIMI PËR PERSONAT NËN MOSHË?

Personat nën moshë kanë mungesë përvoje në konsumimin e alkoolit dhe nuk i njohin kufijtë e tyre. Konsumimi i tepërt gjatë pubertetit mund të ndikojë në zhvillimin e trurit, mëlçisë dhe sistemit hormonal. Shtete të ndryshme e përcaktojnë moshën për konsumin e alkoolit në mënyra të ndryshme, kryesisht në varësi të moshës së lejuar për blerjen. Personat nën moshën e lejuar me ligj për blerjen dhe/ose konsumimin nuk duhet të blejnë ose të konsumojnë alkool.

ÇFARË ËSHTË DHIMBJA E KOKËS NGA TË PIRËT?

Një natë konsumi të tepruar, pothuajse pa pushuar, kthehet në një mëngjes vijues të parehatshëm. Shpërbërja e alkoolit në trup e kthen alkoolin në substanca me efekte të pakëndshme. Alkooli e ngacmon trupin e njeriut në mënyra të ndryshme, por ndoshta ngacmimi më i rëndësishëm është ndalimi i veprimtarisë së hormonit që pengon sekretimin e urinës. Si rezultat, kur pini, duhet të shkoni në tualet më shpesh. Kështu humbni lëngje dhe dehidratoheni. Më pas mos t'ju duket e habitshme kur të zgjoheni në mëngjes duke u ndjerë keq: ndoshta me dhimbje koke,me pështjellime, me të dridhura dhe sigurisht me gojë të thatë dhe etje të pamasë.

CILAT JANË EFEKTET E MUNDSHME TË KONSUMIMIT TË ALKOOLIT?

Ndikimet afatshkurtra shëndetësore

Acetati nga alkooli i prodhuar kryesisht në mëlçi shkakton depresion në sistemin qendror nervor.

Kjo ndikon në sjelljen e personit si p.sh. mungesë vetëpërmbajtjeje, ulje kapaciteti në zgjidhjen e problemeve, reagim të ndryshëm emocional, depresion ose zemërim. Ka efekte në funksionet e memories dhe ato motorike si p.sh. dobësohet koha e reagimit. Në sasi të larta, ai mund të çojë në aksidente apo të kontribuojë në vendimmarrje të dobët, dhunë ose shtatzëni të padëshiruar. Intoksikimi i rëndë nga alkooli për shkak të pirjes së tepruar mund të shkaktojë konvulsione, komë ose vdekje.

Ndikimet afatgjata shëndetësore

Në përgjithësi, për të mëdhenjtë ka një lidhje midis konsumit të alkoolit dhe vdekshmërisë. Kjo do të thotë se konsumuesit e sasive të ulëta deri mesatare të alkoolit kanë më pak rrezik vdekjeje se ata që nuk pinë fare, si dhe më pak rrezik se konsumuesit e sasive të mëdha të alkoolit.

Abuzimi kronik me alkoolin mund të shkaktojë sëmundje të mëlçisë nga çrregullime të lehta si p.sh. steatoza, deri në sëmundje të rrezikshme për jetën si p.sh. cirroza.

Sistemi kardiovaskular është një nga sistemet kryesore të organeve që ndikohen nga konsumi i alkoolit. Studimet mbi popullsinë tregojnë se konsumi i moderuar i pijeve alkoolike ka efekt mbrojtës. Ky efekt haset te meshkujt dhe te femrat, dhe nuk ka të bëjë me llojin e pijes alkoolike. Konsumi i cilësive më të larta të alkoolit shpie p.sh. drejt presionit më të lartë të gjakut dhe drejt një rreziku më të lartë për sëmundje kardiovaskulare.

Konsumi i moderuar i alkoolit raportohet se mbron gjithashtu ndaj diabetit dhe dementias. Ka një lidhje midis alkoolit dhe disa llojeve të kancerit. Për shembull ka rrezik më lartë për kancer të gjirit dhe të ezofagut kur pihet alkool, dhe rreziku rritet me rritjen e konsumit.

ÇFARË ËSHTË VARËSIA NGA ALKOOLI?

Varësia nga alkooli është një sindromë e karakterizuar nga varësia fizike dhe psikologjike nga alkooli. Kjo do të thotë se personat e varur nga alkooli fillojnë të vuajnë simptomat fizike dhe psikologjike të mungesës kur ndërpresin pirjen. Konsumi i alkoolit iu ndërhyn në jetën e përditshme, në punë ashtu si edhe në shtëpi. Ata që kanë probleme me kontrollin e pirjes në nivele të moderuara duhet të kërkojnë këshillën e mjekut dhe të mos pinë fare.


There are no FAQ available for your search. Please try a different search or browse our FAQ. Sure your question is not here? Contact us and we will do our best to help.

Na ndiqni

Facebook Twitter YouTube