Takime dhe evenimente


Sallat e evenimenteve te "Heineken Experience"

Ish-fabrika e birrës "Heineken" në Amsterdam, një ndërtesë historike, pjesë e rrjetit turistik "Ditët evropiane të trashëgimisë industriale", është një vend i mrekullueshëm për takime dhe evenimente. Në katet e fundit të kësaj fabrike birre tërësisht të rinovuar, janë krijuar pesë salla takimesh. Çdo sallë takimi ka karakterin e saj të veçantë. Salla më e madhe e takimeve ka një ballkon të madh, që ofron një pamje mahnitëse të Amsterdamit. Të gjitha sallat e takimeve janë të kompletuara me të gjitha shërbimet e nevojshme për një takim të suksesshëm. Sallat luhaten nga 60 m2 deri në 350 m2 dhe me kapacitet pritës deri në 850 njerëz.

PAVARËSISHT EVENIMENTIT, KAPACITETIT APO KËRKESAVE, "HEINEKEN" JU PRET.
FUNDJA, DISA NGA IDETË MË TË MIRA KANË LINDUR NË SHTROJA BIRRE.

NA KONTAKTONI

Telefon: +31(0)205239222
Email: sales.experience@heineken.com
Adresa: Stadhouderskade 78, Amsterdam


Dëshironi ta merrni në një dokument të gjithë informacionin rreth "Heineken Experience"?

Shkarkoni fletën e të dhënave këtu


Orientimi

"Heineken Experience"

"Heineken Experience" mund të arrihet lehtë me transport publik dhe me biçikletë. Nëse dëshironi të na gjeni në hartë apo me sistemin e navigimit, adresa është: "Stadhouderskade 78"

Me veturë

Nga të gjitha drejtimet, ndiqni "Ring Amsterdam A10" dhe lëreni unazën në daljen S110. Ndiqni udhëzimet për në "Centrum" dhe në fund për në "Stadhouderskade". Parkimi i brendshëm gjendet në garazhin e parkimit "Heinekenplein", 50 m larg nga "Heineken Experience".

Me tramvaj

Nga stacioni qendror, merrni linjën 16, 24 ose 25 dhe ndaluni në "Stadhouderskade". Duke ardhur nga drejtimi i "Leidseplein", merrni linjën 7 për në "Flevopark" ose linjën 10 për në "Azartplein" dhe ndaluni në "Weteringcircuit".

Orientimi

"Heineken Experience" mund të arrihet lehtë me transport publik dhe me biçikletë. Nëse dëshironi të na gjeni në hartë apo me sistemin e navigimit, adresa është: "Stadhouderskade 78"

Hape në harta

Na ndiqni

Facebook Twitter YouTube