Informacion për vizitorët

ORARI I PUNËS

E hënë deri të enjte nga 10:30 deri në 19:30 
(Hyrja e fundit dhe shitja e biletave në orën 17:30)

E premte deri të diel nga 10:30 deri në 21:00 
(Hyrja e fundit dhe shitja e biletave në orën 19:00)

Korrik dhe gusht
E hënë deri të diel nga 10:30 deri në 21:00
(Hyrja e fundit dhe shitja e biletave në orën 19:00)

Hapur 365 ditë në vit

Më 24 dhe 31 dhjetor "Heineken Experience" mbyllet në orën 16:00 (hyrja e fundit dhe shitja e biletave në orën 14:30)


ÇMIMET PËR GRUPE

Jeni mbi 20 vetë në grup? Kontaktoni me mbështetjen. Vizitorët nën moshën 18 vjeç duhet të shoqërohen nga të rritur. Sipas legjislacionit holandez dhe rregullores së "Heineken", ne nuk u shërbejmë pije alkoolike vizitorëve nën 18 vjeç.

VETËSHËRBIM

"Heineken Experience" është një eksperiencë vetëshërbimi prej rreth 1,5 orësh. Mund të hyni në çdo çast gjatë orarit të punës dhe stafi ynë do t'ju tregojë në vijim rreth birrës!


HYRJE PËR KARRIGE ME RROTA

Në "Heineken Experience" mund të hyhet dhe me karrige me rrota. Karrigia me rrota ofrohet falas dhe duhet të prenotohet 48 orë përpara te info.experience@heineken.com. Kur vizitoni "Heineken Experience" me karrige me rrota, do të ishte më mirë të evitonit të dielat për shkak të turmave të mëdha.


APLIKACIONI "HEINEKEN EXPERIENCE"

"Heineken Experience" jua shton edhe më gëzimin! Aplikacioni është udhëzues me zë dhe figurë, dhe ofron informacionin plotësues për udhëzime në anglisht, italisht, rusisht, holandisht, gjermanisht, frëngjisht, portugalisht, kinezisht dhe spanjisht. Aplikacioni ofrohet për "Android" dhe "Iphone" në shumicën e shteteve anembanë botës. Në rast se nuk mundeni apo nuk dëshironi të përdorni pajisjen tuaj, kemi pajisje me qira kundrejt një tarife të vogël.


UDHËZIME

Adresa jonë është "Stadhouderskade 78, 1072 AE" në Amsterdam. Na gjeni në hartën këtu.


Me tramvaj

Nga stacioni qendror, merrni linjën 16 ose 24 dhe ndaloni në "Stadhouderskade". Nga "Leidseplein" merrni linjën 7 me drejtim për në "Flevopark" ose linjën 10 me drejtim për në "Azartplein" dhe dilni në stacionin e tramvajit "Weteringcircuit".


Me veturë

Nga të gjitha drejtimet, ndiqni "Ring Amsterdam A10" dhe lëreni unazën në daljen S110. Ndiqni udhëzimet për në "Centrum" dhe në fund për në "Stadhouderskade". Parkim të brendshëm në garazhin "Heinekenplein" pas 50 metrash.


"Heineken Experience" është emër tregtar i kompanisë holandeze "Heineken International B.V.".