R R E G U L L O R E

MBI RREGULLAT E ZHVILLIMIT TE PROMOCIONIT  BIRRES HEINEKEN

“Share the drama”

                                                                           1 Mars 2018 – 12 Prill 2018

 Kjo rregullore do te sherbeje per te organizuar dhe zhvilluar, promocionin “Share the drama” te organizuar nga shoqeria “ALFA” sh.a

Shorti oragnizohet nga “ALFA” sh.a., si perfaqesuese ekskluzive e birres Heineken ne Shqiperi,me qender ne Tirane, Autostrada Tirane-Durres, Kilometri 0, Godina AGNA Group.

Shoqeria “ALFA”sh.a. eshte nje shoqeri qe operon me sukses ne tregun shqiptar, e cila funksionon me Nr: NIPTI J 62903630 D, e regjistruar ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane me vendimin Nr: 7686 date 29/10/1993, dhe perfaqesohet me sukses  nga Administratori I  saj  Z.Kristo NAÇI,  i datelindjes 28/04/1973 , i biri i Spiros, lindur ne Gjirokaster , e banues po ne Gjirokaster, i identifikuar me pashaporten me Nr: Z 1931517.

Ne te gjithe aktivitetin e saj kjo shoqeri,  eshte karakterizuar nga pergjegjesia ne menyren e punes dhe ne cilesine shkelqyer te produkteve te prodhuara dhe te importuara, duke patur parasysh qe te jemi sa me afer konsumatorit, gjithmone nje hap perpara te tjereve, me produkte sa me cilesore dhe te shumellojeshme, duke patur si qellim dhe mundesuar nje mardhenie partneriteti me konsumatorin.

Ne keto kushte shoqeria “ALFA” sh.a., ashtu sikurse ne gjithe vitet e tjera organizon dhe kete promocion, per te patur si objektiv komunikimin e kontaktin e drejtperdrejt me konsumatorin.

Rregullorja ka per qellim zhvillimin e nje promocioni sa me te sakte e transparent per publikun, per te eliminuar cdo lloj abuzimi ne lidhje me kete promocion.

         Neni  1.

Promocioni Share the drama zhvillohet ne te gjithe territorin e Shqiperise per te gjithe shtetasit shqiptare apo te huaj, me banim na Shqiperi, te cilet shprehin deshiren per te mare pjese ne kete shorte.

Pjesemaresi ne short duhet detyrimisht te kete mbushur 18 vjec dhe te posedoje nje kupon, tape te birres Heineken, te cilin e ka mare nga perfaqesuesit e shoqerise “ALFA” s.a.. Kuponi ose tapa, merret menjehere me konsumimin e nje birre Heineken. (Femijet nen kete moshe mund te terheqin kupona vetem nese jane te shoqeruar nga prindet, te cilet besojne te “mbaresia” e dores se femijeve te tyre.).

Konsumatori nuk do duhet te paguaje asnje cmim ekstra per te marre pjese ne kete promocion, por mjafton te konsumoje/bleje birre ne te njejten ambjent tregtar dhe me te njejtin çmim qe ka konsumuar/blere me pare. 

 

Tapat e shishes Heineken do te kene nje kod ku pjesemarresit per te marre pjese ne kete promocion duhet te hedhin ne aplikacionin e web sit-in (adresen elektronike) WWW.HEINEKEN.COM kodet qe gjenden poshte tapave te shisheve Heineken.

 

Cdo Pjesemarres duhet te hedhi kodin ne kete aplikacion dhe te regjistroje te dhenat e tij online ne faqen e internetit WWW.HEINEKEN.COM

           Neni  2.

Share the drama” organizohet per nje periudhe qe perfshin kohen nga 1 Mars deri ne 12 Prill 2018

Dhuratat ne Total do te jene 20 cope bileta (5 Cope bileta do te jepen Online dhe 15 cope ne shorteun live), pjesemarrese ne gjysem finalet e UEFA Champions League (Dhurate eshte vetem bileta perkatese dhe udhetimi ne vendin e ndeshjes.)

Bileta ndeshje Gjysem finale te UEFA Champions League kushtojne 600 me Euro me TVSH ose 500 Euro pa TVSH, per cope me gjithe udhetimin e perfshire ne kete cmim. Ne total jane 12.000 Euro me TVSH ose 10.000 Euro pa TVSH.

Cdo pjesemarres mund te hedhi me shume se nje kod nese konsumon me shume se nje birre për të rritur shanset e tij të fitimit.

Shorteu qe ka lidhje  me 5 biletat e gjysem finaleve  hidhen ne menyre elektronike Per kete promocion pretenduesit per keto bileta duhet te hedhin kodet qe gjenden poshte tapave te birres heineken, ne aplikacionin e web sitit ne (adresen elektronike) www.heineken.com

Shpallja e fitueseve do te behet ne baze te tabeles se meposhteme per gjate cdo javeve te muaji qe do te realizohet promocioni.

Fituesi i pare nje (1) bilete:                - Shpallet me 24 Mars 2018, ora 14.30

Fituesit i dyte te (2) biletave:                        - Shpallet me 31 Mars 2018, ora 14.30

Fituesit e trete te dy  (2) biletave:      - Shpallet me 7 Prill 2018, ora 14.30

Adresa ku do te hidhet shorteu: Zyrat e Agna Group – Autostrada Tirane Durres km 0, (Prane Casa Italias) 1001

Gjate hedhjes se kodit ata duhet te plotesojne keto te dhena: Emri, Mbiemri, Numri i telefonit, data e lindjes dhe Emaili. Te dhenat duhet te jene te sakta pasi cdo fitues i shpallur duhet ta terheqë cmimin e fituar me karten e identitetit apo pasaportien e tij.

Nese te dhenat nuk jane te sakta fituesi skualifikohet dhe i hiqet e drejta per te terhequr cmimin.  Perzgjedhja e fituesave behet ne menyre elektronike sipas nje algoritmi matematikor i gjeneruar ne nje faqe exeli me te dhenat e marra nga aplikimet ne faqen e internetiit WWW.HEINEKEN.COM.  

Shorteu hidhet ne menyre elektronike ne zyrat e Agna group.

Fituesit do te shpallen ne faqen perkatese te Facebook (www.facebook.com/agnagroup) dhe te internetit: www.agnagroup.com. Ata do te lajmerohen edhe nepermjet telefonit nga perfaqesuesit e Alfa Sha,

Nese keni fituar pjesemarresi duhet ta terhiqe çmimin e tij brenda dy javesh tek adresa e meposhteme: shoqeria “ALFA”sh.a., Autostrada Tirane – Durres, kilometri i pare.

Mbledhja e kuponove per te hedhur fituesin e 15 biletave, pjesemarrese ne gjysem finalet e UEFA Champions League do te behet gjate periudhes ne data 1 Mars deri ne 12 Prill 2018 ora 23.00.

          Neni  3.

Shorteu i kuponave per te fituar 15 biletave, pjesemarrese ne gjysem finalet e UEFA Champions League do te hidhet ne daten 12 Prill 2018, ne oren 23.45 prane”Folie Club” Adresa: Tirane, “Rruga pedonale, ish pallati i pionevere,”

Te gjithe pjesemarrsit do te njoftohen edhe me nje sms per vendin dhe oren e sakte te hedhjes se shorteut.

Te dhenat e fituesve do te botohen ne gazeten kombetare “Panorama” dy dite pas hedhjes se shorteut.

Çdo konsumator i birres Heineken, qe do te shprehe deshiren te marre pjese ne kete shorte, mjafton te konsumoje nje birre Heineken dhe menjehere nga perfaqesuesit e shoqerise “ALFA” sh.a., do te marre nje kupon me dy ndarje, ku ne njeren prej ndarjeve

eshte percaktuar vendi dhe data e hedhjes se shorteut, kete pjese e mban konsumatori dhe ne pjesen tjeter konsumatori shenon te dhenat e veta personale si dhe numrin e telefonit, te cilat ia dorezon perfaqesuesit te shoqerise “ALFA” sh.a.

Te gjitha pjeset e shkruara nga konsumatoret mblidhen dhe jane pjese e hedhjes se shorteut.

Terheqja e kuponave fitues gjate zhvillimit te shortit do te behet nga nje kuti ku jane vendosur te gjitha kuponat e pjesemaresve ne short. Perzgjedhja behet ne menyre te rastesishme nga drejtuesi i lojes ose nga nje person tjeter.

         Neni  4.

Promocioni “Share the drama eshte i vlefshem per produktin Heineken te cilat jane importuar nga shoqeria “ALFA” sh.a., te cilat kane dhe importuesin ne etiketen e tyre.

Te gjitha produkutet e tjera Heineken qe nuk jane te importuara nga shoqeria “ALFA” sh.a. dhe kane hyre ne teritorrin e shtetit Shqiptar ne rruge jo te ligjeshme dhe jane pjese e konkurences se pandrshme,  nuk jane pjese e ketij shorteu.

Ne total jane 1.128.000 shishe me kode promocionale te cilat jane te vlefshme per tu hedhur si kode ne promocionin perkatese. Pra pjesemarresit potencial jane 1.128.000 pjesemarres.

Nga shorti perjashtohen te gjithe punonjesit e shoqerise “ALFA”s.a., te afermit e radhes se pare dhe te dyte te ketyre punonjesve, dhe kryesisht bashkeshortet dhe femijet e tyre.

        Neni  5.

Çdo fitues ka te drejten te plotesoje nje formular qe eshte hartuar posaçerisht per kete promocion, me te dhena te thjeshta, ne momentin qe do te paraqitet prane adreses se shoqerise per rregulluar dokumentacionin perkates per udhetimin drejt gjysem finales se UEFA Champions League.

Ne qofte se fituesi nuk deshiron te beje te mundur plotesimin e ketij formulari ai nuk eshte I detyruar, perveç faktit qe duhet detyrimisht te lere emer, mbiemer dhe numrin e telefonit.

Ne rast se fituesi nuk deshiron te shkoje per te pare “live” gjysem finalen, atehere shoqeria do te beje te mundur rimbursimin e vleres se biletes ne para.

Asnje fitues nuk ka te drejten te transferoje bileten e tij, te persona te trete.

         Neni  6.

Konsumatoret kane te drejte te pjesemarjes se shumefishte ne short, duke dorezuar me shume se nje kupon, per te rritur propabilitetin e fitores.

Por konsumatoret fitues nuk kane te drejte te terheqin ne me shume se nje dhurate. Kjo do te thote qe I njejti konsumator  pas marrjes (fitimit) se nje dhurate , ne rast se do te jete perseri fitues, do te skualifkohet menjehere per dhuraten e dyte dhe do te zevendesohet nga nje konsumator tjeter konkurues.

Neni  7.

Terheqja a dhuratave do te behet nga vete fituesit ne zyrat qendrore te shoqerise “ALFA”s.a. me adrese : Autostrada Tirane –Durres, Kilometri I pare, Godina “AGNA Group” (prane Casa Italia), Tirane, ne çdo perfaqesi ne rrethe te shoqerise “ALFA” sh.a.

         Neni  8.

Fituesi eshte i detyruar te firmose ne rregjistrin perkates per dorezimin e biletes  fituese dhe marrjen  e kesaj dhurate prane zyrave te shoqerise.

         Neni  9.

        Per te beret e mundur informimin e plote te konsumatoreve per organizimin dhe hedhjen e ketij shorteu do te organizohen informime te ndryshme televizive,, ne formen e reklamave. 

Nje kopje e rregullores se mesiperme e.t.j. do te jete ne adresen elektronike te shoqerise me adrese www.anagroup.com

Pjesemarja ne kete promocion presupozon pranimin e pakufizuar dhe te plote te te gjitha kushteve te shorteut nga pjesemaresit ne te.     

          Neni 10.

Per te patur nje transparence sa me te plote dhe per te zbatuar te gjitha procedurat ligjore te percaktuara per rastet e tilla, depozitohet I gjithe dokumantacioni qe ka te beje me promocionin , prane zyres noretiale te Znj. Mimoza Sadushaj , e cila do te kryej dhe legalizimet perkatese te kesaj rregulloreje.

Gjate hedhjes se shortit ne adresen e mesiperme prezente do te jete dhe Notere Mimoza SADUSHAJ.

             ADMINISTRATORI                             JURISTI I SHOQERISE

      I SHOQERISE “ALFA” s.a.                                   “ALFA” s.a.

                  Kristo NAÇI                                         Toni PAPANDONI          

                                                                                         (Jeton ASQERI)

 

 

Na ndiqni

Facebook Twitter YouTube