kushtet

Mirë se vini në faqen tonë të internetit të kushtuar markës "Heineken®" (faqja zyrtare“në internet”). Për të vizituar faqen e internetit, duhet të jeni në moshën e lejuar me ligj për konsumin e alkoolit në shtetit tuaj.

Këto kushte së bashku me rregulloren e fshehtësisë dhe të skedarëve të personalizimit (“Kushtet”) udhëzojnë përdorimin tuaj të kësaj faqeje interneti.

Vlefshmëria

Kushtet vlejnë për të gjitha vizitat dhe përdorimet e faqes së internetit të "Heineken Brouwerijen B.V.," me adresë në Tweede Weteringplantsoen 21, 1017 ZD Amsterdam, Holandë ("HEINEKEN"), si dhe për të gjitha informacionet, rekomandimet dhe/ose shërbimet e ofruara në apo përmes kësaj faqeje ("Informacion").

Me përdorimin e kësaj faqeje në internet, ju pranoni vlefshmërinë e këtyre kushteve. Theksojmë që këtë kushte mund të ndryshohen me kalimin e kohës. Ndryshimet do të hynë menjëherë në fuqi pas publikimit të kushteve të modifikuara. Këshillojmë përdoruesit e faqes së internetit që t'i lexojnë rregullisht kushtet për ndryshime të mundshme.

Informacioni dhe përgjegjësia

Informacioni është për qëllime të përgjithshme informimi dhe nuk përbën këshillë. "HEINEKEN" nuk mban përgjegjësi për dëme të shkaktuara nga përdorimi (apo pamundësia për përdorim) i kësaj faqeje interneti, duke përfshirë çdo pasaktësi apo mangësi informacioni, përveç nëse dëmtimi vjen si rezultat i shkeljes së qëllimshme apo pakujdesisë së "HEINEKEN".

Gjithashtu, "HEINEKEN" nuk mban përgjegjësi për dëmet që mund të shkaktohen nga përdorimi i mjeteve elektronike të komunikimit, duke përfshirë, por pa u kufizuar vetëm në to, dëmet e shkaktuara nga mosdërgimi apo dërgimi i vonuar i komunikimeve elektronike, përgjimi ose manipulimi i tyre nga palë të treta apo nga programe kompjuterike të përdorura për komunikimet elektronike dhe transmetimin e viruseve.

Të drejtat e pronësisë intelektuale

Faqja e internetit dhe përmbajtja, veçoritë dhe funksionet e saj (duke përfshirë, por pa u kufizuar vetëm në to, të gjithë informacionin, softuerin, tekstin, pamjet, figurat, videot, zërin dhe grafikën, përzgjedhjen dhe menaxhimin e tyre) zotërohen nga "HEINEKEN"; licencuesit apo ofruesit e tjerë të këtyre materialeve nuk mbrohen nga e drejta e autorit, marka tregtare, patenta, sekreti tregtar dhe ligjet për të drejtat e pronësisë ose të pronësisë intelektuale.

Faqen e internetit mund ta përdorni vetëm për qëllime në përputhje me këto kushte. Lejohet kopjimi i (pjesëve të) faqes së internetit për përdorim personal. Ndalohet përdormi i pjesëve të përmbajtjes së faqes së internetit për qëllime të tjera pa marrjen e lejes me shkrim nga ana jonë.

Dëmshpërblimi

Ju pranoni të na dëmshpërbleni nga dhe kundrejt çdo veprimi, pretendimi dhe detyrimi që lind apo lidhet me shkeljen e kushteve ose me përdorimin e paligjshëm të faqes së internetit.

Të ndryshme

Çdo paragraf i këtyre kushteve funksionon veçmas. Nëse gjykata apo autoriteti përkatëse vendos se paragrafë të caktuar janë të paligjshëm apo të pazbatueshëm, atëherë në fuqi të plotë do të mbeten paragrafët e tjerë.

Këto kushte rregullohen nga legjislacioni holandez. Çdo mosmarrëveshje apo pretendim që lind apo lidhet me përdorimin e faqes së internetit do të zgjidhet nga gjykatat e Amsterdamit, Holandë. 

RREGULLORJA E FSHEHTËSISË

Të përgjithshme

"Heineken Brouwerijen B.V.", me adresë në "Tweede Weteringplantsoen 21, 1017 ZD Amsterdam, Holandë" (“HEINEKEN”) është kontrollori i përpunimit të të gjitha të dhënave personale të mbledhura nga kjo faqe interneti, që i dedikohet markës tonë "Heineken®" (“Faqja e internetit”). "HEINEKEN" respekton fshehtësinë tuaj dhe pajtohet me legjislacionet e zbatueshme për fshehtësinë.

"HEINEKEN" përpunon vetëm të dhënat që përdoruesi i jep vullnetarisht në faqen e internetit të "Heineken". Këto të dhëna mund të përfshijnë emrin dhe mbiemrin, adresën e emailit, datën e lindjes, adresën dhe shtetin e vendbanimit të përdoruesit. Qëllimi i "HEINEKEN" për mbledhjen dhe transferimin e këtyre të dhënave personale është ofrimi i shërbimeve të disponueshme në faqen e internetit për përdoruesin, si për shembull, pjesëmarrja në një fushatë promocionale.

Transferimi, ruajtja dhe përpunimi i të dhënave 

Transferimi, ruajtja dhe përpunimi i të dhënave të mbledhura nga faqja e internetit garantohet me anë të masave ekzistuese dhe të zakonshme teknike. Nëse të dhënat tuaja personale nuk janë përdorur për 12 muaj, "HEINEKEN" do t'i fshijë.

"HEINEKEN" mund t'i transferojë të dhënat personale në kompanitë e grupit të saj. Nëse nevojitet për të ofruar shërbime të disponueshme në faqen e internetit, "HEINEKEN" mund t'i ofrojë të dhënat tuaja personale për palë të treta, ku këto të fundit do t'i përpunojë të dhënat sipas udhëzimeve dhe nën përgjegjësinë e "HEINEKEN". "HEINEKEN" nuk do t'i ofrojë të dhënat personale për asnjë palë të tretë, përveçse me detyrim ligjor.

Hyrja, korrigjimi dhe fshirja

RREGULLORJA E SKEDARËVE TË PERSONALIZIMIT

Faqja përdor të ashtuquajturit "skedarë personalizimi". Skedarët e personalizimit janë skedarë të vegjël me tekst që faqja i ruan në pajisjen tuaj celulare.

Skedarët e personalizimit të përdorur në faqe

Faqja përdor vetëm skedarët e mëposhtëm të personalizimit dhe për qëllimet vijuese:

  • Skedarë funksionalë personalizimi: skedarët e personalizimit të përdorur për të përmirësuar përdorimin e faqes nga vizitorët. Për shembull, skedari vendoset për t'ju kujtuar që e keni kaluar e faqen e verifikimit të moshës kur jeni mbi moshën e lejuar për konsumim. Pa këtë skedar, do t'ju duhet ta rijepni informacionin në çdo faqe tjetër. Skedarët funksionalë të personalizimit të faqes ruhen nga "HEINEKEN" në kompjuterin tuaj dhe janë të vlefshëm vetëm gjatë sesionit aktual në faqe.
  • Skedarët analitikë të personalizimit: "HEINEKEN" përdor skedarët e personalizimit të "Google Analytics" me qëllim analizimin e mënyrës së përdorimit të faqes nga vizitorët. Më pas, "HEINEKEN" mund të bëjë përmirësime në përdorimin e faqes. "Google" përpunon vetëm të dhënat e marra nga faqja në mënyrë anonime. Vizitoni www.google.com/analytics, për më shumë informacion mbi "Google Analytics".
  • Skedarë personalizimi të palëve të treta: faqja lejon skedarët e personalizimit të moduleve sociale të palëve të treta. Kjo mundëson që përdoruesi të shpërndajë përmbajtje nga faqja në rrjetet sociale. Gjithashtu, modulet përmirësojnë përdorimin e faqes. Të dhënat (përdorimi i tyre) të mbledhura nga këto palë të treta me anë të moduleve sociale përcaktohen ekskluzivisht nga këto palë pasi "HEINEKEN" nuk mund t'i lexojë këto skedarë (ashtu siç palët e treta nuk mund të lexojnë skedarët e "HEINEKEN"). Për informacion në lidhje me skedarët e personalizimit të palëve të treta, kontrolloni rregulloren e fshehtësisë së palës përkatëse.

Ndryshimi i cilësimeve

Duke ndryshuar cilësimet në shfletuesin e internetit, mund të përcaktoni që të njoftoheni kur në kompjuterin tuaj të ruhet një skedar personalizimi. Duke ndryshuar cilësimet, gjithashtu, mund të përcaktoni që shfletuesi juaj të mos pranojë skedari personalizimi nga kjo faqe.

Kontakti

Rregullorja e fshehtësisë dhe e skedarëve të personalizimit mund të ndryshojë me kalimin e kohës. Ndryshimet do të hynë menjëherë në fuqi pas publikimit të rregullores së modifikuar të fshehtësisë dhe të skedarëve të personalizmit. Këshillojmë përdoruesit e faqes së internetit që të lexojnë rregullisht rregulloren e fshehtësisë dhe të skedarëve të personalizimit për ndryshime të mundshme

Na ndiqni

Facebook Twitter YouTube