})

NXITJA E PËRGJEGJSHMËRISË


Meqenëse "Heineken" është marka më e mirë ndërkombëtare në botë për prodhimin e birrës, ne kemi mundësinë si dhe përgjegjësinë të aspirojmë për konsumim të moderuar.
Si lider i kësaj industrie, ne ndjekim një mënyrë konsistente dhe efikase në nxitjen e sjelljeve të përgjegjshme kundrejt alkoolit dhe në kundërshtimin aktiv ndaj abuzimit me alkoolin. Në këtë mënyrë, ne luajmë një rol aktiv në mbështetjen e reduktimit të konsumit të alkoolit në mënyrë të papërgjegjshme.

MARKETING I PËRGJEGJSHËM I PRODUKTEVE TONA

Rregullat tona për komunikim të përgjegjshëm tregtar, drejtojnë çdo person në "Heineken" që është i përfshirë në marketing dhe në shitjen e produkteve tona për të garantuar faktin që ne nuk kontribuojmë në konsumimin e tepërt të alkoolit apo në keqpërdorimin e tij. 

Gjithashtu, ne pajtohemi me kodet rajonale dhe kombëtare për reklamimin e birrës apo të alkoolit. Ne vendosim komunikim tregtar vetëm aty ku 70% e audiencës janë mbi 18 vjeç ose në shtete të caktuara ku mosha e lejuar e blerjes është mbi 18 vjeç. Ne do të fokusohemi vetëm te personat që janë së paku 25 vjeç dhe që duken e sillen si të tillë. Ne nuk do të sugjerojmë se alkooli është çelësi për suksesin shoqëror dhe seksual. 

Ne përcaktojmë si komunikime tregtare të gjitha veprimtaritë e kryera për të shitur markat tona (versionet alkoolike dhe ato joalkoolike të markave alkoolike). Ato përfshijnë: reklamimin, emrin e markës, përshkrimin e produktit, paketimin dhe etiketimin, komunikimin dixhital dhe celular, sponsorizimet, hedhjen në treg të produktit, promocionet (tregtimi me pakicë dhe me shumicë), si dhe pikat e shitjeve.

RREGULLAT për komunikimin


PUNONJËSIT SI PËRFAQËSUES

Ne i nxisim punonjësit tanë të jenë përfaqësues të përgjegjshmërisë në përdorimin e alkoolit dhe të marrin përgjegjësi për përdorimin vetjak. 

Kompanitë "Heineken" në mbarë botën zbatojnë programin "Cool@Work" - një program për informimin dhe parandalimin e konsumimit të alkoolit në vendin e punës. Ai synon përmirësimin e sigurisë dhe të shëndetit në punë, garantimin e konsumimit në mënyrë të përgjegjshme dhe krijimin e ndërgjegjësimit, përkushtimit dhe përfaqësimit ndërmjet punonjësve. 

Punonjësit ndahen në tri grupe ku informacioni dhe mbështetja e planifikuar jepet për çdo grup:
• "Green": shumica që konsumon alkool pa teprim dhe janë pijedashës të përgjegjshëm
• "Amber": Të rrezikuarit ndaj zhvillimit të problemeve të alkoolit për shkak të veprimtarive dhe veçorive të tyre në punë
• "Red": Individët që shfaqen probleme shëndetësore ose të performancës për shkak të konsumit të alkoolit

Komunikimi dhe trajnimi i planifikuar zbatohet çdo vit nga kompanitë tona operative botërore me anë të mjeteve dhe të metodave më të përshtatshme për kërkesat e tregut vendor.


PUNA ME INDUSTRINË

Industria mund të jetë një partner i çmueshëm për të nxitjen e konsumimit të alkoolit në mënyrë të përgjegjshme. Ndikimi i kombinuar i prodhuesve të birrës që punojnë së bashku për të ballafaquar çështjet e përbashkëta është më i fuqishëm dhe në disa raste është më i madh se ai i kompanive që veprojnë vetëm. 


Grupet e industrisë, qeveritë, organizatat joqeveritare, grupet e konsumatorëve, forcat e rendit, ligjvënësit, shitësit me pakicë, pronarët e lokaleve dhe të klubeve dhe grupet e komunitetit kanë të gjithë një rol të rëndësishëm për të luajtur në nxitjen e konsumimit të alkoolit në mënyrë të përgjegjshme. 

Ne bashkëpunojmë me prodhues të birrës në nivel botëror (Aleanca Botërore e Prodhimit të Birrës), rajonal (p.sh. Prodhuesit e Birrës në Evropë) dhe në atë vendor, për nisma të përbashkëta në nxitjen e konsumimit të alkoolit në mënyrë të përgjegjshme. Gjithashtu, bashkëpunojmë me industri të mëdha të prodhimit të alkoolit në nivel botëror (d.m.th. Qendra Ndërkombëtare për Rregulloret e Alkoolit) dhe në shumë tregje (p.sh. "Portman Group" në Mbretërinë e Bashkuar).

PUNA NË PARTNERITET

Ne do të punojmë më të tjerët për të nxitur sjelljet e përgjegjshme nga përdorimi i alkoolit si dhe të adresojmë dëmet e lidhura me të. Është njohur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë fakti se prodhuesit e birrës mund të kontribuojnë në mënyrë efikase në zvogëlimin e dëmeve të lidhura me alkoolin. 


Aktualisht ne kemi partneritete me disa OJQ dhe palë të treta për të adresuar zona të ndryshme të dëmeve të lidhura me alkoolin. 

Ne angazhohemi që deri në vitin 2015 të kemi një partneritet që do të ndihmojë në reduktimin e dëmeve të shkaktuara nga alkooli në të gjitha shoqëritë ku jemi zotërues të shumicës së kapitalit.

Na ndiqni

Facebook Twitter YouTube