})

Ikona

Kudo që shkoni nëpër botë, është gjithnjë e këndshme të shikoni diçka që njihni. Ajo shishja e gjelbër, ylli i kuq, "e"-ja që qesh... si një mirëseardhje e beftë nga një mik i vjetër. "Heineken" e ftohtë, e freskët, e cilësisë së lartë. Shijohet afër dhe larg që prej vitit 1873.

Birrë fuçie

Jemi krenarë që çdo "Heineken" në çdo vend të botës ka të njëjtën cilësi dhe shije të pandryshueshme, por gjithnjë duke pasur parasysh se birrës nuk i pëlqen ajri. Ndikon në shijen e freskisë dhe këndellëse. Një "Heineken" cilësor meriton një ruajtje po aq cilësore: një tapë të fiksuar shkume. Shërben si izolues që mban ajrin jashtë dhe flluskat e imëta brenda, si dhe garanton që ta shijoni birrën ashtu siç duhet.

Kënaçja

Në plazh, në festime ose në rrugë? Ndjeni dhe gëzoni kudo që të jeni një shije vërtet cilësore me një kënaçe të ftohtë "Heineken", shija freskuese që mbrohet nga drita dhe ajri. Keni sigurinë që kënaçja ruan brenda pasurinë e ekuilibruar të shijes, qartësinë freskuese dhe ngjyrën e bukur në të verdhë ari.

"Extra Cold"

Kur temperatura fillon të ngrihet, është koha për një "Extra Cold Heineken". Porositni një birrë fuçie nga tubi i ngrirë. Ose zgjidhni një shishe akull të ftohtë nga frigoriferi "Sub Zero". Të dyja të ftohura në përsosmëri zerogradëshe për freski që zgjat më shumë. Ka mënyrë më të mirë për ruajtur freskinë?

Frigoriferi "Sub"

E gjithë freskia e ftohtë e birrës së fuçisë, që ofrohet nga askush tjetër veç… jush! Kjo pajisje simbol birre fuçie për përdorim në shtëpi i përmbahet premtimit të saj. Mbushja e një birre të përkryer nuk ka qenë kurrë kaq e lehtë. Apo dhe e këndshme për syrin; Frigoriferi SUB është disenjuar nga Marc Newson.

"Draughtkeg"

Nuk shkoni dot në lokal? Jua sjellim ne lokalin. "DraughtKeg" është plot me pesë litra birrë fuçie të freskët dhe freskuese "Heineken". Thjesht ngrini gotën, tokeni dhe mbusheni. Festë? Skarë? Ndeshje e rëndësishme? Shërbejini miqtë me gotën e përsosur të një "Heineken" të ftohtë dhe të këndshëm.

Na ndiqni

Facebook Twitter YouTube