})

Përditësim i deklaratës: Imazhet e ndeshjeve me qen që qarkullojnë në internet 

Qarkullimi i imazheve me ndeshje të qenve, vazhdon të shfaqet në kanalet e mediave sociale me banderolat e "Heineken®" lehtësisht të dukshme në sfond. Kjo është shumë shqetësuese dhe plotësisht e papranueshme. Si kompani dhe si titullarë marke, ne nuk mbështesim dhe nuk do të mbështesnim asnjëherë me vetëdije asnjë eveniment, organizatë apo individ që përfshihet në këtë lloj aktiviteti. Kjo është në kundërshtim me rregullat e kompanisë dhe të markës sonë dhe - ç'është më e rëndësishmja - në kundërshtim me vlerat e kompanisë tonë.

Që nga momenti që kjo çështje është sjellë në vëmendjen tonë përmes "Facebook", kemi kryer një investigim dhe dimë që:
• Vendi është një lokal nate në Mongoli 
• Në atë vend është organizuar një ndeshje me qen, për të cilën nuk ishim dijeni dhe nuk ishim të përfshirë në asnjë lloj mënyre 
• Pronari i lokalit ka konfirmuar gojarisht se banderolat e "Heineken®" duken në imazhe sepse një natë më parë, lokali është dekoruar për një eveniment promocional dhe ai nuk ka mundur t'i heqë banderolat pas përfundimit të tij. Ky eveniment nuk ka asnjë lidhje me ndeshjen e qenve 

Bazuar në këtë, ne kemi ndërmarrë menjëherë veprimet e mëposhtme:

• Kemi hequr të gjitha materialet promocionale të mbetura në lokal 
• Kemi tërhequr të gjithë stokun e mbetur të produkteve në lokal 
• Kemi pushuar marrëdhënien tonë duke u garantuar që markat tona nuk do disponohen më në lokal 
• Kemi udhëzuar distributorin tonë që të kontrollojë çdo vend ku mund të shijohen markat tona për t'u siguruar që nuk organizojnë aktivitete të tilla të jashtëligjshme. Nëse ka sugjerime për vende që zhvillojnë këto aktivitete, ne do të ndërmarrim të njëjtat masa dhe do të heqim produktet tona 
• Vazhdojmë të garantojmë që udhëzimet tona rigoroze për reklamimin dhe promovimin të zbatohen me përpikëri dhe në frymën e synuar

Dëshirojmë të falënderojmë konsumatorët të cilët përmes internetit, e kanë sjellë këtë çështje në vëmendjen tonë. Jemi të tronditur dhe të zhgënjyer nga këto imazhe. Ne e kuptojmë plotësisht shkallën e emocioneve negative të konsumatorëve, në bazë të çfarë kanë parë. Ne e vlerësojmë që pjesa më e madhe kanë kërkuar të dinë pikëpamjen tonë, përpara se të gjykojnë. Ne i nxisim konsumatorët tanë të vazhdojnë të përdorin kanalet e mediave sociale që të na njoftojnë për çdo situatë kur shikojnë që markat tona po keqinterpretohen, në mënyrë që ne të marrim masat e nevojshme.

Për më shumë informacion, kontaktoni john.g.clarke@heineken.com
Shtypni këtu për të parë letrën e pronarit të lokalit, që konfirmon se "HEINEKEN" nuk ishte i përfshirë në organizimin e ndeshjes me qen.

Na ndiqni

Facebook Twitter YouTube