Heineken Silver Sleek Can Product
Heineken Silver Sleek Can Product

Heineken® Silver

Një birrë jashtëzakonisht freskuese, me të vërtetë.

Vlerat ushqyese

PËR 100 ML

ENERGJI 146kJ / 35 kcal
YNDYRNAT 0.0 g
NGA TË CILAT TË NGOPURA 0.0 g
KARBOHIDRATE 2.9 g
NGA CILAT SHEQERNA 0.0 g
PROTEINË 0.0 g
KRIPË <0.01 g

Freskia në një kanaçe Freskia në një kanaçe

Për të krijuar shijen e saj jashtëzakonisht freskuese, Birra Heineken® Silver prodhohet duke përdorur një proces maturimi në -1°C. Rezultati? Një lager premium unike me 4% alkool, me një shije të freskët dhe delikate, me aromën e veçantë të Heineken® Original që të gjithë mund ta shijojnë. Tashmë Heineken® Silver është jashtëzakonisht i freskët, në të vërtetë!

Pyetjet më të shpeshta

  • Çfarë shije ka Heineken® Silver?

    Heineken® Silver prodhohet në një temperaturë të ftohtë -1°C dhe rezultati është një birrë jashtëzakonisht freskuese, me një shije më pak të hidhur dhe të freskët, delikate dhe të lehtë për t'u pirë.

  • Nga ndryshon shija Heineken® Silver nga shija e birrës origjinale Heineken®? Cilët përbërës janë të ndryshëm?

    Heineken® Silver përmban të njëjtët përbërës të pastër dhe 100% natyralë që njerëzit aq shumë i duan nga receta jonë origjinale. Ajo që e bën Heineken® Silver të ndryshëm është procesi i maturimit në akull. Duke e prodhuar Heineken® Silver në -1°C, krijohet më shumë mjegull e ftohtë e cila filtrohet. Kjo largon proteinat dhe taninet me shije të ashpër, duke lënë një shije të këndshme freskuese që është e lehtë për t'u pirë.

  • A do të jetë i disponueshëm Heineken® Silver si në fuçi ashtu edhe në shishe?

    Në Shqipëri, Heineken® Silver do të jetë i disponueshëm në shishe 33cl dhe kanaçe 33cl.

  • Ku mund të blihet Heineken® Silver (p.sh., dyqane, supermarkete etj.)?

    Heineken® Silver do të jetë i disponueshëm si në pikat e shitjes me shumicë ashtu edhe në kanale të ndryshme të shitjes me pakicë.

  • A ndryshon paketimi i Heineken® Silver nga shishja ikonike e Heineken® që të gjithë ne njohim?

    Heineken® Silver sjell një shije komplet të re, me një pamje të re dhe të freskët që i përshtatet asaj. Etiketa ikonike e gjelbër e Heineken® është kthyer në ngjyrë bruz, duke reflektuar aromën tepër freskuese të saj dhe duke e veçuar atë nga birra jonë e prodhuar me recetën origjinale.

  • Sa kalori ka në një 33 cl birrë Heineken® Silver?

    Heineken® Silver përmban 35 kcal për 100ml, kështu që çdo 33cl Heineken® Silver përmban 116 kcal. Ai gjithashtu përmban zero yndyrë dhe sheqer.

  • Proçesi i prodhimit të Heineken® Silver është i ndryshëm nga ai i Heineken® Original?

    Heineken® Silver është bërë me një proces të veçantë prodhimi krahasuar me Heineken® Original. Duke prodhuar Heineken® Silver në -1°C, krijohet më shumë mjegull e ftohtë e cila filtrohet. Kjo largon proteinat dhe taninet me shije të ashpër, duke lënë një shije të këndshme freskuese që është e lehtë për t'u pirë.

  • Në cilat tregje do të lançohet Heineken® Silver në vitin 2022?

    Heineken® Silver do të lançohet në 19 tregje, duke përfshirë Shqipërinë, Bullgarinë, Danimarkën, Finlandën, Francën, Gjibraltarin, Greqinë, Hungarinë, Italinë, Luksemburgun, Maltën, Holandën, Poloninë, Portugalinë, Rumaninë, Rusinë, Spanjën, Zvicrën dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ai gjithashtu do të lançohet në Norvegji gjatë vitit 2022 për pikat e shitjes si bare, restorante, kafene, klube, hotele etj...

  • Duke qenë se Heineken® Silver prodhohet në -1 °C – a do të thotë kjo se është një birrë më e ftohtë?

    Heineken® Silver nuk është një version shumë i ftohtë i Heineken® Original, ai është një version krejtësisht ndryshe që synon të tërheqë një gamë më të gjerë të shijeve të konsumatorëve. I prodhuar në -1°C, Heineken® Silver ka një shije të këndshme dhe të lehtë për t'u pirë. Birrat lager kanë një periudhë të ruajtjes së tyre në temperatura të ulëta për të lejuar formimin e një 'mjegulle të ftohtë', e cila filtrohet më pas për të krijuar një birrë të pastër kristal. Sa më e ulët të jetë temperatura, aq më shumë mjegull e ftohtë formohet dhe aq më shumë birra mund të filtrohet. Duke qenë se mjegulla e ftohtë përbëhet nga proteina dhe tanine me shije të ashpër, një birrë lager në një temperaturë më të ulët ka një shije më të lehtë.

  • Pse Heineken® Silver KA një ABV më të ulët se Heineken® Original?

    Me një ABV më të ulët prej 4%, Heineken® Silver është një birrë e lehtë për t'u pirë, tepër freskuese e krijuar për të qenë më e përshtatshme për më shumë konsumatorë.

  • A është Heineken® Silver vegan?

    Të gjitha birrat Heineken® janë të përshtatshme për vegjetarianët dhe veganët, ndaj edhe Heineken® Silver nuk bën përjashtim. Heineken® Silver nuk përdor xhelatinën e peshkut në procesin e prodhimit të birrës dhe të gjithë përbërësit janë miqësorë me veganët.