Where are you located?

MBI RREGULLAT E ZHVILLIMIT TE PROMOCIONIT; “Heineken 150 vite“

Data e promocionit Heineken 150 Vite është 27/06/2023 deri më 14/09/2023

 

Kjo rregullore do te sherbeje per te organizuar dhe zhvilluar, promocionin Heineken 150 vite të organizuar nga shoqëria “ALFA” sh.a.

Në këto kushte shoqëria “ALFA” sh.a., ashtu si vitet e mëparshme organizon një lojë promocionale për të patur si objektiv komunikimin dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me konsumatorin me produktet Heineken që importohen dhe tregtohen nga shoqëria Alfa sh.a. në territorin e Shqipërisë.

Neni  1

Promocioni ‘ Heineken 150 vite’ është i vlefshëm për produktet Heineken të importuar nga shoqëria ALFA sh.a. të cilat shënojnë importuesin në etiketën e tyre.

Të gjitha produkutet e tjera Heineken që nuk janë të importuara nga shoqëria Alfa sh.a. dhe kanë hyrë në teritorrin e shtetit shqiptar në rrugë jo të ligjshme dhe janë pjesë e konkurrencës së pandershme,  nuk janë pjesë e këtij Promocioni.

 

Neni  1.1

Të drejtën e pjesëmarrjes në lojën promocionale e kanë ekskluzivisht shtetasit e Republikës së Shqipërisë me rezidencë në Shqipëri

 

Neni  2.2

Të drejtën e pjesëmarrjes në lojën promocionale nuk kanë personat e mëposhtëm: (i) personat që janë të punësuar në çfarëdo mënyre nga Organizatori, si dhe bashkëshortët apo partnerët e tyre të jetës, prindërit dhe fëmijët, (ii) anëtarët e komisionit për rregullsinë e lojës promocionale, bashkëshortët apo partnerët e tyre të jetës, prindërit dhe fëmijët; /ose të kenë akses në të dhënat në lidhje me organizimin e lojës Promocionale, si bashkëshortët apo partnerët e tyre të jetës, prindërit dhe fëmijët, (iv) personat e punësuar nga partneret suport si dhe bashkëshortët apo partnerët e jetës, prindërit dhe fëmijët.

 

Neni  3

Produktet Heineken pjesëmarrëse në shorte shënojne në etiketë emrin e kompanisë importuese Alfa sh.a.:

Artikulli

Barcodi

Heineken shishe 0.33L

52100024

 

Ky artikull është me etiketë që shënon HE150Y në logon e saj dhe hapëset e shisheve kanë brenda të shënuar kodet unike me 6 karaktere.

Neni  4

KUSHTET PËR PJESËMARRJE NË LOJË PROMOCIONALE.

PROCESI I ORGANIZIMIT DHE ZBATIMIT TË LOJËS SË ÇMIMIT.

Për promocionin Heineken 150 vite”

  • Pjesëmarrësi është i kualifikuar për të fituar çmimin nëse konsumon artikullin Heineken të përmendur në nenin 3, kur:
    • Regjistron kodin që gjen poshtë hapsës në adresën heineken.com
    • Me regjistrimin e kodit konsumatori duhet të japë patjetër të dhënat e tij (emër, mbiemër, numër telefoni, adresë emaili, qytet)
    • Konsumatori mund të regjistroje maksiumi 10 kode brenda një dite.
    • Organizatori ruan te drejten per te ndryshuar ose pershtatur rregullat e lojes sipas gjykimit te tij.

 

  • Konsumatorët nuk do të paguajnë cmim tjetër shtesë për pjesëmarrje në lojën promocionale, por do të vazhdojnë të blejnë me të njëjtin cmim që e kanë blerë më përparë Heineken shishe dhe në markete apo lokale.


Neni  5

  Dhuratat për promocionet “Heineken 150 vite”  janë si më poshte:

Prize description

Numri I fituesve

Korrik

Gusht

Shtator

 

dt 13

dt 20

dt 27

dt 3

dt 10

dt 17

dt 24

dt 31

dt 7

dt 14

Set Heineken (1 arka Heineken kanace, cante, syze, bluze)

100 fitues

 

10

10

10

10

10

10

10

10

10

10

Kupon Heineken (nje kupon per: fundjave ne nje resot/hotel, akomodim, ushqim te perfshire)

15 cifte

 

 

 

 

5

 

 

5

 

 

Heineken experience Amsterdam (udhetim, akomodim)

10 cifte

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

10

 

Neni  6

MEKANIZMI PROMOCIONIT “Heineken 150 vite”

  • Bli/konsumo një nga artikujt Heineken dhe gjej kodin poshte hapeses se shisheve me promocion.
  • Regjistro kodin online ne heineken.com
  • Ne momentin e regjistrimit ne platforme duhet patjeter te japin te dhenat e tyre
  • Dhuratat e vogla ku perfshihen Set dhuratash Heineken jane pjese e perzgjedhjes sipas numrit total i kodeve qe konsumatori ka regjistruar. Te paret ne renditjen javore marrin dhuraten.
  • Cdo konsumator qe ka fituar nje here dhuraten Set Heineken nuk kualifikohet perseri per te njejten dhurate, por mund te vazhdoje te luaje per dhuraten e madhe, Kupon Heineken ose Heineken Experience Amsterdam.
  • Dhurata “Heineken experience Amsterdam” dhe Kupon Heineken, do te perzgjidhen automatikisht nga lista totale e aplikuesve.
  • Kuponi Heineken perfshin nje fundjave ne nje nga hotelet ne Shqiperi, qe konsumatori mund ta shfrytezoje ne datat qe do percaktohen se bashku me konsumatorin ne momentin e marrjes se kuponit.
  • Nese konsumatori shpallet fitues i dhurates Kupon Heineken ai nuk kualifikohet per dhuraten Heineken Experience.
  • Heineken experience Amsterdam, perfshin koston e udhetimit, akomodimit dhe hyrjen ne Heineken Experience.
  • Personat fitues do të njoftohen brenda dy ditëve dhe do t’ju dorezohet dhurata perkatese pasi ata te paraqiten prane zyrave te Agna Group dhe te firmosin ne formularin perkates se marrjes se dhurates.

 

Neni  7

DORËZIMI I ÇMIMEVE

  • Fituesit e çmimeve duhet të paraqiten personalisht per terheqjen e cmimive, prane zyrave te Agna Group, jo me vone se data 18 Shtator 2023.
  • Per dhuraten e madhe të Heineken fituesi duhet te jete ne moshe madhore dhe te jete i pajisur me pasaporte te vlefshme per udhetimin.
  • Fituesit nuk mund tia transferoje cmimet asnje personi tjeter dhe nuk mund te konvertohet ne pagese.
  • Nese fituesi e ka te pamundur te shfrytezoje dhuraten nga Heineken (udhetimin ne Amsterdam), apo nuk paraqitet deri ne daten e percaktuar, atehere ai e humbet te drejten e marrjes se dhurates.
  • Nese fituesi nuk paraqitet brenda afatit te percaktuar ai humbet te drejten per terheqjen e dhurates, dhe shoqeria nuk ka asnje detyrim ndaj tij.
  • Në përputhje me “Ligjin Shqiptar për Lojërat e Fatit”. Pas dorezimit të çmimit, Organizatori konsiderohet se ka përmbushur plotësisht detyrimet ndaj Fituesit.
  • Emrat e të gjithë fituesve do të publikohen në rrjetet sociale te Heineken/Albania dhe Agna Group për promocionin “Heineken 150 vite.

 

Neni 8

KOMUNIKIMI I PROMOCIONIT

Konsumatori do te kete mundesi te informohet per kete promocion nepermjet:

  • Reklame TV
  • Reklame Digital (Facebook, Instagram);
  • OOH (komunikim outdoor);
  • Materiale te printuara dhe vendosura ne piken e shitjes si: Poster, wobbler, table tent, flyer, etj;
  • Komunikimi i drejtperdrejte për “Heineken 150 vite” me vajza promotore gjate zhvillimit te promovimit ne pikat e shitjes dhe komunikimi i stafit te shitjes ne momentin e vendosjes se porosise.

 

Neni 9

PRANIMI I PJESËMARRËSVE

  • Konsiderohet se me pjesëmarrjen në lojën promocionale, pjesëmarrësi pranoi të gjitha udhëzimet dhe detyrimet e Rregullave, u njoh me çdo dispozitë të Rregullave dhe i dha lejen e tij/saj (i) të lejojë Organizatorin të publikojë inicialet e fituesve dhe vendbanimi në mënyrë të detajuar (ii)  Çdo pjesëmarrës ka te drejten të tërhiqet nga pjesëmarrja në lojën promocionale, duke dërguar kerkesen e tij per anullim në adresën e emailit
  • Të dhënat personale kontrollohen nga Organizatori: Agna Group, Tiranë, Shqipëri. Organizatori mbledh dhe përpunon të dhënat personale të pjesëmarrësve dhe fituesve në këtë lojë promocionale, përkatësisht emrin, mbiemrin, numrin e telefonit, numrin e ID-së ose numrin e pasaportës, adresën postare, qytetin dhe kodin postar (në tekstin e mëtejmë: Të dhënat personale) për qëllime organizimi dhe zhvillimin e lojërave promocionale dhe përmbushjen e detyrimeve të Organizatorit në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (Nr. 9887, 2008).
  • Të dhënat nga dokumentet që i paraqiten Organizatorit, përpunohen nga Organizatori ekskluzivisht për qëllime te zhvillimit të lojës promocionale.
  • Fituesit mund të kontaktojnë Organizatorin në lidhje me të gjitha pyetjet, vërejtjet, kërkesat, kundërshtimet ose komentet e tjera në lidhje me përpunimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale në adresën e e-mail: mhalili@agnagroup.com ose adresën postare: për AGNA Group Tiranë, Shqipëri, Autostrada Tiranë-Durrës me shënimin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”

Neni 10

TRANSFERIMI I ÇMIMIT

  • Çmimet e fituara nuk mund të transferohen tek persona te tjere dhe do te shkëmbehen me para vetem ne rast se eshte e percaktuar ne nenin 7.

Neni 11

INFORMACION SHTESË

  • Për informacion më të detajuar dhe/ose çdo pyetje në lidhje me lojën promocionale, pjesëmarrësit mund të telefonojnë në numrin e telefonit informativ të Organizatorit +355 04 453 460, e hënë-e premte ora 10:00-16:00, pergjatë periudhes se lojës promocionale 10/07/2023 deri më 14/09/2023.

Neni 12

FORCA MADHORE, SHKELJE TE RREGULLAVE

  • Shorti i çmimeve mund të ndërpritet në rast të rrethanave për të cilat Organizatori nuk është përgjegjës, ose të cilat ai nuk mund t'i parashikonte, parandalonte, eliminonte ose shmangte ato.
  • Nëse vlerësohet ose dyshohet se ndonjë nga pjesëmarrësit në çfarëdo mënyre abuzon ose shkel rregullat e lojës promocionale, Organizatori rezervon të drejtën t'i përjashtojë ata nga Loja promocionale dhe të injorojë aplikimet e tyre.