Where are you located?

R R E G U L L O R E

MBI RREGULLAT E ZHVILLIMIT TE PROMOCIONIT; “Heineken champions League 2024“

Data e promocionit Heineken Champions League është 01/03/2024 deri më 22/05/2024

Kjo rregullore do te sherbeje per te organizuar dhe zhvilluar, promocionin Heineken champions League 2024” të organizuar nga shoqëria “ALFA” sh.a.

 

Shoqëria “ALFA”sh.a. është një shoqëri që operon me sukses në tregun shqiptar, e regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit me Nr: NIPTI J62903630D, e regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë në vitin 1993, dhe përfaqësohet me sukses  nga Administratori i  saj  Z.Kristo NAÇI,  i datëlindjes 28/04/1973, i biri i Spiros, lindur në Gjirokastër, e banues po në Gjirokastër, i identifikuar me pashaportën me Nr: Z 1931517.

 

Neni  1

Promocioni ‘ Heineken champions League 2024’ është i vlefshëm për produktet Heineken të importuar nga shoqëria ALFA sh.a. të cilat shënojnë importuesin në etiketën e tyre.

Të gjitha produkutet e tjera Heineken që nuk janë të importuara nga shoqëria Alfa sh.a. dhe kanë hyrë në teritorrin e shtetit shqiptar në rrugë jo të ligjshme dhe janë pjesë e konkurrencës së pandershme,  nuk janë pjesë e këtij Promocioni.

 

Neni  1.1

Të drejtën e pjesëmarrjes në lojën promocionale e kanë ekskluzivisht shtetasit e Republikës së Shqipërisë me rezidencë në Shqipëri

Neni  2.2

Të drejtën e pjesëmarrjes në lojën promocionale nuk kanë personat e mëposhtëm: (i) personat që janë të punësuar në çfarëdo mënyre nga Organizatori, si dhe bashkëshortët apo partnerët e tyre të jetës, prindërit dhe fëmijët, (ii) anëtarët e komisionit për rregullsinë e lojës promocionale, bashkëshortët apo partnerët e tyre të jetës, prindërit dhe fëmijët; /ose të kenë akses në të dhënat në lidhje me organizimin e lojës Promocionale, si bashkëshortët apo partnerët e tyre të jetës, prindërit dhe fëmijët, (iv) personat e punësuar nga partneret suport si dhe bashkëshortët apo partnerët e jetës, prindërit dhe fëmijët.

Neni  3

Produktet Heineken pjesëmarrëse në shorte shënojne në etiketë emrin e kompanisë importuese Alfa sh.a.:

Artikulli

Barcodi

Heineken OWB 0.33L

52100024

 

Neni  4

KUSHTET PËR PJESËMARRJE NË LOJË PROMOCIONALE. PROCESI I ORGANIZIMIT DHE ZBATIMIT TË LOJËS SË ÇMIMIT

  • Pjesemarres behen te gjithe konsumatoret qe regjistrojne kodet qe ndodhen poshte tapave te shisheve Heineken OWB 0.33Lit, ne heineken.com

Neni  5

           CMIMET FITUESE per promocionin ‘ Heineken Champions League 2024’

Cmimi

Sasia

Biletë për ndeshjen gjysmë finale (transport dhe akomodim i përfshirë)**

5 cope

Frigorifer te vogel te mbushur me 1 arke Heineken kanace

30 cope

Top futbolli, cante sporti

50 cope

 

** Në cmimin që fiton konsumatori përfshihet cmimi i  biletës për ndeshjen gjysmë finale, transporti dhe akomodimi në vendin përkatës ku organizohet ndeshja.

 

Neni  6

MEKANIZMI PROMOCIONIT

  • Shishet e Heineken 0.33Lit te cilat jane me etiketen promocionale me dizajn Champions League, kane poshte tapave te tyre kode unike 6 shifrore.
  • Konsumatori duhet te regjistroje kodin ne heineken.com duke plotesuar te dhenat e tij te sakta
  • Personat fitues do të njoftohen brenda dy ditëve nga shpallja e fituesve për dhuratën e fituar dhe dokumentacionin përkatës që duhet të dorëzojnë.
  • Konsumatorët kanë të drejtë të pjesëmarrjes së shumëfishtë në short, duke regjistruar me shume se nje kod, për të rritur propabilitetin e fitores.
  • Por konsumatoret fitues nuk kane te drejte te terheqin me shume se nje dhurate. Kjo do te thote qe I njejti konsumator pas marrjes (fitimit) se nje dhurate , ne rast se do te jete perseri fitues, do te skualifkohet menjehere per dhuraten e dyte dhe do te zevendesohet nga nje konsumator tjeter konkurues.

Neni  7

DORËZIMI I ÇMIMEVE

Perzgjedhja e fituesve nga aplikimet online do te shpallen sipas datave te meposhtme:

 

13 mars

20 mars

27 mars

03 prill

10 prill

17 prill

24 prill

1 maj

8 maj

15 maj

22 maj

Biletë për ndeshjen gjysmë finale

 

1

1

1

1

1

 

 

 

 

 

Frigorifer i vogel i mbushur me 1 arke Heineken kanace

2

2

2

3

3

3

3

3

3

3

3

Top futbolli dhe cante sporti

5

5

5

5

5

5

4

4

4

4

4

 

  • Fituesi i biletes se ndeshjes duhet te parqitet personalisht per te dorezuar dokumentat dhe te firmose procesverbalin perkates, prane zyrave te Agna Group, jo me vone se data 22 Prill 2024.
  • Fituesi duhet te jete ne moshe madhore dhe te jete i pajisur me pasaporte te vlefshme per udhetimin.
  • Fituesi nuk mund tia transferoje cmimin asnje personi tjeter
  • Nese fituesi e ka te pamundur te shfrytezoje dhuraten (udhetimin per te pare ndeshjen gjysme-finale te Champions League), atehere ai do te kompesohet ne vleren perkatese te biletes se ndeshjes, ne rast se paraqitet brenda afatit te percaktuar.
  • Fituesit e dhuratave te tjera, pervec biletes se ndeshjes, mund ti terheqin dhuratat deri ne daten 31 Maj 2024.
  • Nese fituesi nuk paraqitet brenda afatit te percaktuar, sipas llojit te dhurates, ai humbet te drejten per terheqjen e dhurates, dhe shoqeria nuk ka asnje detyrim ndaj tij.
  • Në përputhje me “Ligjin Shqipetar për Lojërat e Fatit”. Pas dorezimit të çmimit, Organizatori konsiderohet se ka përmbushur plotësisht detyrimet ndaj Fituesit
  • Inicialet e të gjithë fituesve (per te ruajtur konfidencialitetin e tyre) dhe vendbanimi do të publikohen në rrjetet sociale te Heineken/Albania dhe Agna Group.

Neni 8

Konsumatori do te kete mundesi te informohet per kete promocion nepermjet:

  • Reklame TV dhe Digital
  • OOH (komunikim outdoor)
  • Materiale te printuara dhe vendosura ne piken e shitjes si: Poster, wobbler, table tent, flyer, etj.
  • Komunikimi i drejt perdrejte me vajzat promotore gjate zhvillimit te promovimit ne pikat e shitjes, dhe komunikimi i stafit te shitjes ne momentin e vendosjes se porosise.

Neni 9

  • Komisioni për rregulloren e lojës promocionale përbëhet nga tre anëtarë

Perfaqesues nga AMLF

Perfaqesues nga kompania Alfa sh.a.

Noterja nga zyra noteriale e Mimoza Sadushi

Komisioni mban procesverbalin që përmban:

  • Aplikimin e fituesit (sipas aneks 1)
  • Autorizimin i miratuar nga Autoriti i Mbikqyesjes se Lojerave te Fatit
  • Lloji i çmimit

 

Proces verbali nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e komisionit dhe do të dorëzohet nga organizatori në Zyrën e Lojërave të Fatit deri ne 30 dite pas perfundimit te lojes.

 

Neni 10

PRANIMI I PJESËMARRËSVE

 

- Konsiderohet se me pjesëmarrjen në lojën promocionale, pjesëmarrësi pranoi të gjitha udhëzimet dhe detyrimet e Rregullave, u njoh me çdo dispozitë të Rregullave dhe i dha lejen e tij/saj (i)  të lejojë Organizatorin të publikojë inicialet e fituesve dhe vendbanimi në mënyrë të detajuar (ii)  Çdo pjesëmarrës ka te drejten të tërhiqet nga pjesëmarrja në lojën promocionale, duke dërguar kerkesen e tij per anullim në adresën e emailit

 

- Të dhënat personale kontrollohen nga Organizatori: Agna Group, Tiranë, Shqipëri. Organizatori mbledh dhe përpunon të dhënat personale të pjesëmarrësve dhe fituesve në këtë lojë promocionale, përkatësisht emrin, mbiemrin, numrin e telefonit, numrin e ID-së ose numrin e pasaportës, adresën postare, qytetin dhe kodin postar (në tekstin e mëtejmë: Të dhënat personale) për qëllime organizimi dhe zhvillimin e lojërave promocionale dhe përmbushjen e detyrimeve të Organizatorit në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (Nr. 9887, 2008).

 

-Të dhënat nga dokumentet që i paraqiten Organizatorit, përpunohen nga Organizatori ekskluzivisht për qëllime te zhvillimit të lojës promocionale.

 

-Fituesit mund të kontaktojnë Organizatorin në lidhje me të gjitha pyetjet, vërejtjet, kërkesat, kundërshtimet ose komentet e tjera në lidhje me përpunimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale në adresën e e-mail: mhalili@agnagroup.com ose adresën postare: për AGNA Group Tiranë, Shqipëri, Autostrada Tiranë-Durrës me shënimin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”

 

Neni 11

 Çmimet e fituara nuk mund të transferohen tek persona te tjere dhe do te shkëmbehen me para vetem ne rastet e percaktuara ne nenin 7.

 

Neni 12

Për informacion më të detajuar dhe/ose çdo pyetje në lidhje me lojën promocionale, pjesëmarrësit mund të telefonojnë në numrin e telefonit informativ të Organizatorit +355 04 453 460, e hënë-e premte ora 10:00-16:00, pergjatë periudhes se lojës promocionale. 25/02/2024 – 30/04/2024

 

Neni 13

FORCA MADHORE, SHKELJE TE RREGULLAVE

 

  • Shorti i çmimeve mund të ndërpritet në rast të rrethanave për të cilat Organizatori nuk është përgjegjës, ose të cilat ai nuk mund t'i parashikonte, parandalonte, eliminonte ose shmangte ato.
  • Nëse vlerësohet ose dyshohet se ndonjë nga pjesëmarrësit në çfarëdo mënyre abuzon ose shkel rregullat e lojës promocionale, Organizatori rezervon të drejtën t'i përjashtojë ata nga Loja promocionale dhe të injorojë aplikimet e tyre