MBI RREGULLAT E ZHVILLIMIT TE PROMOCIONIT “UCL2022”
“ ALFA “ Sh.a.
R R E G U L L O R E
Mars 2022 – 31 Maj 2022
Kjo rregullore do të shërbejë për të organizuar dhe zhvilluar, promocionin “UCL2022” të organizuar nga shoqëria “ALFA” sh.a
Shorti oragnizohet nga “ALFA” sh.a., si përfaqësuese/distributore ekskluzive e birrës Heineken në Shqipëri, me qendër në Tiranë, Autostrada Tirane-Durrës, Kilometri 0, Godina AGNA Group.
Rregullorja ka për qëllim zhvillimin e një promocioni sa më të saktë e transparent për publikun, për të eliminuar cdo lloj abuzimi në lidhje me këtë promocion.
Neni 1.
Promocioni “UCL2022” zhvillohet në të gjithë territorin e Shqipërisë për të gjithë shtetasit shqiptarë apo të huaj, me banim në Shqipëri, të cilët shprehin deshirën për të marrë pjesë në këtë shorte.
Pjesëmarrësi në short duhet detyrimsht te këtë mbushur 18 vjec dhe të posedojë një tapë të birrës Heineken, qe merret menjëherë me konsumimin e një birre Heineken ne shishe.
Konsumatori nuk do duhet të paguajë asnjë cmim ekstra për të marrë pjesë në këtë promocion, por mjafton të konsumojë/blejë birre Heineken në të njëjtin ambjent tregtar dhe me të njëjtin çmim që ka konsumuar/blerë më parë.
Tapat e shishes Heineken, do të kenë një kod ku pjesëmarrësit për të marrë pjesë në këtë promocion duhet të hedhin në aplikacionin e web sit-in (adresën elektronike) www.heineken.com
Çdo pjesëmarrës duhet të hedhë kodin në këtë aplikacion dhe të regjistrojë të dhënat e tij online në faqen e internetit, si: Emri, Mbiemri, Numri i telefonit, data e lindjes, Emaili dhe qyteti. Të dhënat duhet të jenë të sakta pasi cdo fitues i shpallur duhet ta tërheqë cmimin e fituar me kartën e identitetit apo pasaportën e tij. Nëse të dhënat nuk janë të sakta fituesi skualifikohet dhe i hiqet e drejta për të tërhequr cmimin.
Neni 2.
“UCL2022”” organizohet për një periudhë që përfshin kohën nga 5 Mars deri ne 31 Maj 2022
Dhuratat ne total do të jene: per Heineken 20 copë kupona për blerje në Adidas dhe 24 bileta per ndeshjen finale te UECL (Uefa Europa Category League), e cila luhet ne stadiumin Air Albania ne daten 25 Maj.
Të gjitha dhuratat e ofruara nga shoqeria “ALFA” sh.a., për këtë promocion duhet të shpallen detyrimisht brenda afatit maksimal 31 Maj 2022. Jashtë këtij afati personat e dalë fitues prej konsumatoreve nuk do të kenë asnjë vlerë për tërheqje dhuratash, pavarësisht se në treg mund të ketë produkte përpara dhe pas datave të promocionit të përcaktuara në këtë rregullore.
Promocioni “UCL2022” është i vlefshëm për produktin Heineken Shishe 0.33lit, I cili importohet nga shoqëria “ALFA” sh.a. dhe për asnjë produkt tjetër i njëjtë që mund të jetë i importuar nga jashtë dhe nuk është pjesë e kësaj shoqerie.
Shpallja e fituesve online do të bëhet cdo jave që do të realizohet promocioni sipas tabeles se meposhtme. Përzgjedhja e fituesve bëhet në mënyrë elektronike sipas një algoritmi matematikor i gjeneruar në një faqe exeli me të dhënat e marra nga aplikimet në faqen e internetit www.heineken.com Lotaria për fituesit online do të hidhet në adresën: Zyrat e Agna Group – Autostrada Tiranë- Durrës km 0, (Pranë Casa Italias) 1001.
w1 Mar 22 |
w2 Mar 29 |
w3 Apr 5 |
w4 Apr 12 |
w5 Apr 19 |
w6 Apr 26 |
w7 May 3 |
w8 May 10 |
w9 May 17 |
w10 May 24 |
|
Kupona per blerje Adidas |
1 |
1 |
2 |
2 |
2 |
2 |
2 |
2 |
3 |
3 |
Bileta per ndeshjen finale UECL |
1 |
1 |
1 |
2 |
2 |
2 |
5 |
5 |
5 |
Një person mund të jetë vetëm një herë fitues i dhuratave. Nëse rastësisht një person zgjidhet 2 herë nga lotaria online ai do të perjashtohet herën e dytë dhe do të zgjidhet një person tjetër. Nga shorti përjashtohen të gjithë punonjësit e shoqërisë “ALFA”s.a., të afërmit e radhës së parë dhe të dytë të këtyre punonjësve, dhe kryesisht bashkëshortet dhe fëmijët e tyre.
Fituesit e Heineken do të shpallen ne faqen përkatëse të Facebook (facebook.com/agnagroup) dhe të internetit: www.agnagroup.com
Ata do të lajmërohen edhe nëpërmjet telefonit nga përfaqësuesit e Alfa Sha. Nëse ka fituar, pjesëmarrësi duhet ta tërheqë çmimin e tij brenda dy javësh në adresën e mëposhtme: shoqëria “ALFA”sh.a., Autostrada Tiranë – Durrës, kilometri i parë.
Neni 3.
Çdo fitues ka të drejtën të plotësojë një formular që është hartuar posaçërisht për këtë promocion, me të dhëna të thjeshta, në momentin që do të paraqitet pranë adresës së shoqërisë për të tërhequr dhuratën.
Në qofte se fituesi nuk dëshiron të bëjë të mundur plotësimin e këtij formulari ai nuk është i detyruar, përveç faktit që duhet detyrimisht të lërë emër, mbiemër dhe numrin e telefonit dhe te firmose per terheqjen e dhurates.
Neni 4.
Konsumatorët kanë të drejtën e pjesëmarjes së shumëfishtë në short, duke regjistruar më shumë se një kod, për të rritur propabilitetin e fitores.
Por konsumatoret fitues nuk kanë të drejtë të tërheqin më shumë se një dhuratë. Kjo do të thotë që i njejti konsumator pas marrjes (fitimit) të një dhurate, në rast se do të jetë përsëri fitues, do të skualifkohet menjëherë për dhuratën e dytë dhe do të zëvendesohet nga një konsumator tjetër konkurues.
Neni 5
Tërheqja a dhuratave do të bëhet nga vetë fituesit në zyrat qendrore të shoqërisë “ALFA”s.a. me adresë: Autostrada Tiranë –Durrës, Kilometri i parë, Godina “AGNA Group” (pranë Casa Italia), Tiranë.
Ne momentin e dorezimit te dhuratave kompania ka te drejten te fotografoje dhe/apo filmoje fituesin e dhurates per qellime transparence me konsumatoret e tjere dhe promovimi te brandit te kompanise.
Neni 6.
Fituesi është i detyruar të firmosë në rregjistrin përkatës për dorëzimin dhe marrjen e kësaj dhurate pranë zyrave të shoqërisë.
Neni 7.
Për të bërë të mundur informimin e plotë të konsumatorëve për organizimin dhe hedhjen e këtij shorteu do të organizohen informime të ndryshme televizive, në formën e reklamave.
Një kopje e rregullores së mësipërme e.t.j. do të jetë në adresën elektronike të shoqërisë me adresë www.agnagroup.com dhe ne faqet perkatese ku konsumatoret hedhin kodet.
Pjesëmarja në këtë promocion presupozon pranimin e pakufizuar dhe të plotë të të gjitha kushteve të shorteut nga pjesëmarrësit në të.
Neni 8
Për të patur një transparencë sa më të plotë dhe për të zbatuar të gjitha procedurat ligjore të përcaktuara për rastet e tilla, depozitohet I gjithë dokumantacioni që ka të bëjë me promocionin, pranë zyrës noretiale të Znj. Mimoza Sadushaj, e cila do të kryejë dhe legalizimet përkatëse të kësaj rregulloreje.