“ ALFA “ s.a.

R R E G U L L O R E

MBI RREGULLAT E ZHVILLIMIT TE PROMOCIONIT “UCL2020”

25 Shkurt 2020 – 31 Maj 2020

Kjo rregullore do te sherbeje per te organizuar dhe zhvilluar, promocionin “UCL2020” te organizuar nga shoqeria “ALFA” sh.a

Shorti oragnizohet nga “ALFA” sh.a., si perfaqesuese ekskluzive e birres Heineken dhe freskueseve Pepsi, IVI, 7UP, ne Shqiperi, me qender ne Tirane, Autostrada Tirane-Durres, Kilometri 0, Godina AGNA Group.

Shoqeria “ALFA”sh.a. eshte nje shoqeri qe operon me sukses ne tregun shqiptar, e cila funksionon me Nr: NIPTI J 62903630 D, e regjistruar ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane me vendimin Nr: 7686 date 29/10/1993, dhe perfaqesohet me sukses nga Administratori I saj Z.Kristo NAÇI, i datelindjes 28/04/1973 , i biri i Spiros, lindur ne Gjirokaster, e banues po ne Gjirokaster, i identifikuar me ID me Nr: 027739517, H30428035Q.

Ne te gjithe aktivitetin e saj kjo shoqeri, eshte karakterizuar nga pergjegjesia ne menyren e punes dhe ne cilesine shkelqyer te produkteve te prodhuara dhe te importuara, duke patur parasysh qe te jemi sa me afer konsumatorit, gjithmone nje hap perpara te tjereve, me produkte sa me cilesore dhe te shumellojeshme, duke patur si qellim dhe mundesuar nje mardhenie partneriteti me konsumatorin.

Ne keto kushte shoqeria “ALFA” sh.a., ashtu sikurse ne gjithe vitet e tjera organizon dhe kete promocion, per te patur si objektiv komunikimin e kontaktin e drejtperdrejt me konsumatorin.

Rregullorja ka per qellim zhvillimin e nje promocioni sa me te sakte e transparent per publikun, per te eliminuar cdo lloj abuzimi ne lidhje me kete promocion.

Neni 1.

Promocioni “UCL2020” zhvillohet ne te gjithe territorin e Shqiperise per te gjithe shtetasit shqiptare apo te huaj, me banim na Shqiperi, te cilet shprehin deshiren per te mare pjese ne kete shorte.

Pjesemaresi ne short duhet detyrimsht te kete mbushur 18 vjec dhe te posedoje nje kupon, tape te birres Heineken. Kuponi merret menjehere me konsumimin e nje birre Heineken ne paketimin shishe e pakthyeshme 0.33lit.

Konsumatori nuk do duhet te paguaje asnje cmim ekstra per te marre pjese ne kete promocion, por mjafton te konsumoje/bleje birre ne te njejten ambjent tregtar dhe me te njejtin çmim qe ka konsumuar/blere me pare.

Tapat e shishes Heineken do te kene nje kod ku pjesemarresit per te marre pjese ne kete promocion duhet te hedhin ne aplikacionin e web sit-in (adresen elektronike) www.heineken.com

Kodet qe gjenden poshte tapave te shisheve Heineken 0.33lit.

Cdo Pjesemarres duhet te hedhi kodin ne kete aplikacion dhe te regjistroje te dhenat e tij online ne faqen e internetit.

Neni 2.

“UCL2020”” organizohet per nje periudhe qe perfshin kohen nga 25 Shkurt deri ne 31 Maj 2020

Dhuratat ne Total do te jene 25 cope bileta (10 Cope bileta do te jepen Online dhe 15 cope ne shorteun live), pjesemarrese ne gjysme finalet e UEFA Champions League (Dhurate eshte vetem bileta perkatese dhe udhetimi ne vendin e ndeshjes.)

Promocioni “UCL2020” zhvillohet ne te gjithe territorin e Shqiperise per te gjithe shtetasit shqiptar apo te huaj, me banim na Shqiperi,te cilet shprehin deshiren per te mare pjese ne kete shorte. Pjesemarresit duhen te jene mbi 18 vjec per te marre pjese ne kete promocion.

Te gjitha dhuratat te ofruara nga shoqeria “ALFA” sh.a., per kete promocion duhet te shpallen detyrimish brenda afatit maksimal 31 Maj 2020. Jashte ketij afati personat e dale fitues prej konsumatoreve nuk do te kene asnje vlere per terheqje dhuratash, panveresisht se ne treg mund te kete produkte perpara dhe pas datave te promocionit te percaktuara ne kete rregullore.

Promocioni “UCL2020” eshte I vlefshem per produktet te cilat importohen nga shoqeria “ALFA” sh.a. dhe per asnje product tjeter I njejte por qe mund te jete I importuar nga jashte dhe nuk eshte pjese e kesaj shoqerie.

Produktet per te cilat eshte i vlefshem promocioni jane: Heineken Shishe 0.33 lit.

Menyra e funksionimit te promocionit eshte nepermjet kodeve te ndodhur poshte tapave te shisheve si edhe me kuponat e mbledhur gjate promocioneve ne njesite tregtare.

Per Heineken: Poshtë tapave të shisheve janë shënuar kodet (5 karaktere - shkonja dhe/ose numra të kombinuara) me anë të të cilave fiton dhuratat perkatese. Çdo pjesëmarrës duhet të hedhë kodin nëpërmjet adreses web www.heineken.com

Përpara regjistrimit të kodit çdo konsumator duhet të regjistrojë sakte të dhënat e tij.

Dhuratat ne Total do te jene 25 cope bileta (10 Cope bileta do te jepen Online dhe 15 cope ne shorteun live), pjesemarrese ne gjysem finalet e UEFA Champions League (Dhurate eshte vetem bileta perkatese dhe udhetimi ne vendin e ndeshjes.)

Shorteu qe ka lidhje me 10 biletat e gjysme finaleve hidhen ne menyre elektronike. Per kete promocion pretenduesit per keto bileta duhet te hedhin kodet qe gjenden poshte tapave te birres heineken, ne aplikacionin e web sitit ne (adresen elektronike) www.heineken.com

Shpallja e fitueseve online do te behet ne baze te tabeles se meposhteme per gjate cdo javeve si me poshte qe do te realizohet promocioni. Shorteu per fituesit Online do te hidhet ne adresen: Adresa ku do te hidhet shorteu: Zyrat e Agna Group – Autostrada Tirane Durres km 0, (Prane Casa Italias) 1001

2 Fituesit e pare nje (1) bilete secili: - Shpallen me 13 Mars 2019, ora 14.00
3 Fituesit e pare nje (1) bilete secili: - Shpallet me 20 Mars 2019, ora 14.00
1 Fituesit e pare nje (1) bilete secili: - Shpallet me 27 Mars 2019, ora 14.00
1 Fituesit e pare nje (1) bilete secili: - Shpallet me 3 Prill 2019, ora 14.00
2 Fituesit e pare nje (1) bilete secili: - Shpallet me 10 Prill 2019, ora 14.00
1 Fituesit e pare nje (1) bilete secili: - Shpallet me 17 Prill 2019, ora 14.00

Gjithashtu aplikuesit online do te kene mundesine per te fituar dhurata te tjera qe do te perzgjidhen ne te njejten dite me fituesit e biletave per ndeshjen. Dhuratat e vogla perfshijen Playstation 4.

Shorteu per dhuratat e vogla eshte vetem nga perzgjedhja online sipas datave te meposhtme:
- 13 MARS - 1 Sony PLAYSTATION
- 20 MARS - 1 Sony PLAYSTATION - ora 14.00
- 3 PRILL - 1 Sony PLAYSTATION - ora 14.00
- 10 PRILL - 1 Sony PLAYSTATION - ora 14.00
- 24 Prill - 2 Sony PLAYSTATION - ora 14.00
- 8 MAJ - 2 Sony PLAYSTATION - ora 14.00
- 22 MAJ - 2 Sony PLAYSTATION - ora 14.00

Shorteu i kuponave per te fituar 15 biletave, pjesemarrese ne gjysme finalet e UEFA Champions League do te hidhet ne daten 16 Prill shorteu per 15 bileta, ne Hotel Plazza, ora 21:00.

Gjate hedhjes se kodit konsumatoret duhet te plotesojne keto te dhena: Emri, Mbiemri, Numri i telefonit, data e lindjes, Emaili dhe qyteti. Te dhenat duhet te jene te sakta pasi cdo fitues i shpallur duhet ta terheqë cmimin e fituar me karten e identitetit apo pasaportien e tij.

Nese te dhenat nuk jane te sakta fituesi skualifikohet dhe i hiqet e drejta per te terhequr cmimin. Perzgjedhja e fituesave behet ne menyre elektronike sipas nje algoritmi matematikor i gjeneruar ne nje faqe exeli me te dhenat e marra nga aplikimet ne faqen e internetit www.heineken.com

Shorteu hidhet ne menyre elektronike ne zyrat e Agna group.

Nje person mund te jete vetem nje here fitues i dhurates se madhe, bilete per ndeshjen e Uefa. Nese rastesish nje person zgjidhet 2 here si nga lotaria online dhe nga lotaria gjate eventit ai do te perjashtohet heren e dyte dhe do te zgjidhet nje person tjeter.

Fituesit do te shpallen ne faqen perkatese te Facebook (www.facebook.com/agnagroup) dhe te internetit: www.agnagroup.com. Ata do te lajmerohen edhe nepermjet telefonit nga perfaqesuesit e Alfa Sha,

Nese ka fituar pjesemarresi duhet ta terhiqe çmimin e tij brenda dy javesh (per dhuratat e vogla) ndersa per biletat do te njoftohet nga stafi i kompanise dhe te paraqitet ne adresen e meposhteme: shoqeria “ALFA”sh.a., Autostrada Tirane – Durres, kilometri i pare.

Mbledhja e kuponove per te zgjedhur fituesit e 15 biletave, pjesemarrese ne gjysme finalet e UEFA Champions League do te behet gjate periudhes ne data 25 Shkurt deri ne 14 Prill 2020 ora 23.00.

Neni 3.

Shorteu i kuponave per te fituar 15 biletave, pjesemarrese ne gjysme finalet e UEFA Champions League do te hidhet ne daten: 16 Prill shorteu per 15 bileta, ne Hotel Plaza, ora 21:00

Te gjithe pjesemarrsit do te njoftohen edhe me nje sms per vendin dhe oren e sakte te hedhjes se shorteut.

Te dhenat e fituesve do te botohen ne gazeten kombetare “Panorama” dy dite pas hedhjes se shorteut.

Çdo konsumator i birres Heineken, qe do te shprehe deshiren te marre pjese ne kete shorte, mjafton te konsumoje nje birre Heineken ne bar/kafete ku organizohet eventi dhe menjehere nga perfaqesuesit e shoqerise “ALFA” sh.a., do te marre nje kupon me dy ndarje, ku ne njeren prej ndarjeve eshte percaktuar vendi dhe data e hedhjes se shorteut, kete pjese e mban konsumatori dhe ne pjesen tjeter konsumatori shenon te dhenat e veta personale si dhe numrin e telefonit, te cilat ia dorezon perfaqesuesit te shoqerise “ALFA” sh.a.

Te gjitha pjeset e shkruara nga konsumatoret mblidhen dhe jane pjese e hedhjes se shorteut.

Terheqja e kuponave fitues gjate zhvillimit te shortit do te behet nga nje kuti ku jane vendosur te gjitha kuponat e pjesemaresve ne short. Perzgjedhja behet ne menyre te rastesishme nga drejtuesi i lojes ose nga nje person tjeter.

Neni 4.

Promocioni “UCL2020” eshte i vlefshem per produktin Heineken te cilat jane importuar nga shoqeria “ALFA” sh.a., te cilat kane dhe importuesin ne etiketen e tyre.

Te gjitha produkutet e tjera Heineken qe nuk jane te importuara nga shoqeria “ALFA” sh.a. dhe kane hyre ne teritorrin e shtetit Shqiptar nga individe apo shoqeri te tjera, nuk jane pjese e ketij shorteu.

Ne total jane 1.200.000 shishe Heineken me kode promocionale te cilat jane te vlefshme per tu hedhur si kode ne promocionin perkatese.

Nga shorti perjashtohen te gjithe punonjesit e shoqerise “ALFA”s.a., te afermit e radhes se pare dhe te dyte te ketyre punonjesve, dhe kryesisht bashkeshortet dhe femijet e tyre.

Neni 5.

Çdo fitues ka te drejten te plotesoje nje formular qe eshte hartuar posaçerisht per kete promocion, me te dhena te thjeshta, ne momentin qe do te paraqitet prane adreses se shoqerise per rregulluar dokumentacionin perkates per udhetimin drejt gjysme finales se UEFA Champions League.

Ne qofte se fituesi nuk deshiron te beje te mundur plotesimin e ketij formulari ai nuk eshte I detyruar, perveç faktit qe duhet detyrimisht te lere emer, mbiemer dhe numrin e telefonit.

Ne rast se fituesi nuk deshiron te shkoje per te pare “live” gjysme finalen, atehere shoqeria do te beje te mundur rimbursimin vetem per vleren e biletes se ndeshjes, ne para.

Asnje fitues nuk ka te drejten te transferoje bileten e tij, te persona te trete.

Neni 6.

Konsumatoret kane te drejte te pjesemarjes se shumefishte ne short, duke dorezuar me shume se nje kupon, per te rritur propabilitetin e fitores.

Por konsumatoret fitues nuk kane te drejte te terheqin ne me shume se nje dhurate. Kjo do te thote qe I njejti konsumator pas marrjes (fitimit) se nje dhurate , ne rast se do te jete perseri fitues, do te skualifkohet menjehere per dhuraten e dyte dhe do te zevendesohet nga nje konsumator tjeter konkurues.

Neni 7.

Terheqja a dhuratave do te behet nga vete fituesit ne zyrat qendrore te shoqerise “ALFA”s.a. me adrese : Autostrada Tirane –Durres, Kilometri I pare, Godina “AGNA Group” (prane Casa Italia), Tirane, ne çdo perfaqesi ne rrethe te shoqerise “ALFA” sh.a.

Neni 8.

Fituesi eshte i detyruar te firmose ne rregjistrin perkates per dorezimin e biletes fituese dhe marrjen e kesaj dhurate prane zyrave te shoqerise.

Neni 9.

Per te beret e mundur informimin e plote te konsumatoreve per organizimin dhe hedhjen e ketij shorteu do te organizohen informime te ndryshme televizive,, ne formen e reklamave.

Nje kopje e rregullores se mesiperme e.t.j. do te jete ne adresen elektronike te shoqerise me adrese www.anagroup.com

Pjesemarja ne kete promocion presupozon pranimin e pakufizuar dhe te plote te te gjitha kushteve te shorteut nga pjesemaresit ne te.

Neni 10.

Per te patur nje transparence sa me te plote dhe per te zbatuar te gjitha procedurat ligjore te percaktuara per rastet e tilla, depozitohet I gjithe dokumantacioni qe ka te beje me promocionin , prane zyres noretiale te Znj. Mimoza Sadushaj , e cila do te kryej dhe legalizimet perkatese te kesaj rregulloreje.

Gjate hedhjes se shortit ne adresen e mesiperme prezente do te jete dhe Notere Mimoza SADUSHAJ.

ADMINISTRATORI
I SHOQERISE “ALFA” s.a.
Kristo NAÇI

JURISTI I SHOQERISE

Toni PAPANDONI
(Jeton ASQERI)

Na ndiqni

Facebook Twitter YouTube