AMSTERDAM FILLON
NË EKSPERIENCËN HEINEKEN

Lindur në Amsterdam, rritur në botë! Për fansat e Heineken® si ti, fabrika jonë origjinale
e birrës në qendrën e qytetit është transformuar në një vizitë turistike interaktive sensacionale.
Blini biletat zyrtare këtu, merrni një zbritje prej €2, 2 birra dhe një hartë falas me xhevahiret sekrete më të mira të Amsterdamit.

REZERVO BILETAT ZYRTARE TANI

 

TAKO MIQTË VENDAS


Amsterdam ka shumë gjëra për të të mbajtur të zënë. Ne e dimë sepse kemi lindur këtu
në vitin 1864 dhe kemi qenë gjithmonë këtu. Dhe nëse po kërkoni diçka tepër speciale,
jeni me fat! Stafi ynë i eksperiencës Heineken është i gjithi vendas të ‘Dam, gati për të
ndarë sekretet e tyre të preferuara me ju.

SHKARKO APLIKACIONIN


Zbuloni edhe më tej botën e Heineken®! Shkarkoni guidën tonë falas audio dhe video.
Gjuhët e mbështetura: Anglisht, Holandisht, Gjermanisht, Frëngjisht, Italisht, Spanjisht, Portugalisht, Kinezçe dhe Rusisht.

Information
ORARI I PUNËS
Meqenëse Amsterdami është i hapur 365 ditë të vitit, kështu edhe ne!
Jemi të kënaqur t’ju mirëpresim gjatë orarit të mëposhtëm:

Nga e hëna në të enjte 10:30 deri në 19:30 (Pranimi i fundit 17:30)
Nga e premtja në të shtunë 10:30 deri në 21:00 (Pranimi i fundit 19:00)

24 dhe 31 dhjetor 10:30 deri në 16:00 (Pranimi i fundit 14:00)
Gjatë korrikut dhe gushtit, zbatohen oraret e fundjavave.
KONTAKTI DHE RRUGA
Eksperienca Heineken ndodhet në Stadhouderskade 78, 1072 AE në Amsterdam. Nga gjej në hartë këtu.

Transporti publik:
Tramvajet 7, 10 dhe 24 ndalojnë fare pranë!

Pyetje? Jemi të kënaqur t’ju ndihmojmë:
Kontaktoni Eksperiencën Heineken në Facebook
Kontaktoni Eksperiencën Heineken me email
Numri i telefonit: +31 (0) 20 523 9435
Pyetje të bëra shpesh
Çfarë është Eksperienca Heineken?
Eksperienca Heineken është një vend tërheqës që ndodhet në fabrikën e parë të birrës të ndërtuar nga Heineken në qendrën e qytetit të Amsterdamit. Në vitin 1988, fabrika e birrës u mbyll për shkak të pamundësisë për t’u përballur me kërkesën e lartë. Sot mund të mësoni rreth trashëgimisë së Heineken’s®, procesit të prodhimit, inovacioneve, sponsorëve dhe çfarë duhet për të shërbyer një yll në një vizitë turistike 1,5 orë pa ciceron. Në fund të vizitës turistike, pa dyshim, mund të pini dy Heineken.

Çfarë është Rock the City?
Kjo është një biletë e veçantë dyshe që ju jep mundësi të hyni në dy vende tërheqëse të Amsterdam me një biletë të vetme! 
Bileta përfshin:
- Hyrjen në Eksperiencën Heineken (përfshirë 2 birra) 
- Lundrim në kanal me një ciceron eksperience Heineken
- Hyrjen në pikën e vrojtimit A’DAM (përfshirë një suvenir falas)

Do të filloni me një vizitë turistike në Eksperiencën Heineken, prandaj ju këshillojmë të vini të paktën 2 orë para se të niset anija me qëllim që të shmangni nxitimin për birrën e merituar. Pas kësaj, anija do të niset nga kanali përpara Eksperiencës Heineken dhe do t’ju lërë në kullën A’DAM (i cili është destinacioni i fundit). 
Ju lutem vini re se anija është vetëm vajtje.

Pse nuk ka vizitë turistike VIP të shtunën?
Meqenëse është dita më e ngarkuar e javës, nuk ofrojmë vizita turistike VIP të shtunën.

A mund të hyhet në Eksperiencën Heineken me karrige me rrota?
Kemi synuar që ta bëjmë të gjithë fabrikën e birrës të mundur për vizitorët në karrige me rrota. Zona e vetme pa hyrje të karrigeve me rrota është Stable Walk dhe ne do t’ju shoqërojmë rreth kësaj zone me anë të ashensorit.
Menjëherë sapo të mbërrini në Eksperiencën Heineken, ju lutem drejtojuni një prej punonjësve tanë. Ata do t’ju japin një çelës për ashensorin dhe një manual që shpjegon rrugën për karrigen me rrota.

A lejohen fëmijët në Eksperiencën Heineken?
Fëmijët lejohen të hyjnë për sa kohë janë të shoqëruar nga një i rritur. 
Nuk shërbejmë pije alkoolike për vizitorët nën moshën 18 vjeç. Në këtë rast, ata do të marrin 2 gota me soda ose ujë.
Ju lutem vini re se nuk lejohen karrocat e fëmijëve në vizitën turistike. Mund t’i lini në dhomën e gardërobës (falas).

A ka gardërobë?
Kemi një gardërobë në dispozicion dhe është falas. Kështu mund të lini të sigurt të gjitha sendet tuaja personale dhe të kënaqeni me vizitën turistike me duart e lira.

Në çfarë gjuhe është Eksperienca Heineken?
Gjuha në Eksperiencën Heineken është anglisht. Sidoqoftë, aplikacioni ynë do ta përmirësojë vizitën tuaj edhe më tej! Aplikacioni Eksperienca Heineken është një guidë audio dhe video i cili ju jep informacione shtesë për vizitën turistike në anglisht, holandisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, spanjisht, portugalisht, kinezçe dhe rusisht. 
Në rast se nuk mundeni ose nuk doni ta përdorni pajisjen tuaj, ne kemi pajisje me qira në dispozicion kundrejt një tarife të vogël.
HYRJA E KARRIGEVE ME RROTA
Synojmë që ta bëjmë të gjithë fabrikën e birrës të mundur për vizitorët në karrige me rrota.
Menjëherë sapo të mbërrini në Eksperiencën Heineken, ju lutem drejtojuni një prej punonjësve tanë. Ata do t’ju japin një çelës për ashensorin dhe një manual që shpjegon rrugën për karrigen me rrota.

Ka një karrige me rrota në dispozicion në Eksperiencën Heineken. Nëse doni ta rezervoni, ju lutem dërgoni kërkesën tuaj në sales.experience@heineken.com.

Experience Heineken at Home

BLI TANI

* Vetëm në Evropë

TAKIMET & EVENTET

Po planifikoni një event botëror? Do të na pëlqente shumë të ishim mikpritësit tuaj!
Shikoni karakterin unik të çdo vendi në katet e sipërme të ish fabrikës së birrës.




Find Out More




Na ndiqni

Facebook Twitter YouTube